Farmaci

dhj222014

Levotiroksina, nga AIFA sqarime mbi përshkrimin

 Përshkrimi i parë i një trajtimi me Levotiroksinë mund të aplikohet edhe duke e zëvendësuar atë me një bar ekuivalent, por rekomandohet që trajtimi të vijojë me barin e përshkrimit të parë. Mjekut i mbetet vendimi për të specifikuar mos-zëvendësimin e barit të konsideruar të përshtatshëm. Ky sqarim mbi përshkrimin e Levotiroksinës është miratuar në seancën e fundit të Komisionit Tekniko Shkencor të AIFA-s, i zhvilluar gjatë këtyre ditëve. Një zgjidhje e tillë është ndarë me kompanitë prodhuese të barit dhe mund t'iu japë fund problemeve të menaxhimit të zëvendësimit dhe dozimeve hormonale, të sinjalizuara nga Federfarma, FIMMG dhe Federanziani.
AIFA (Agjencia Italiane e Barnave) rikujtoi se në nëntor 2013 pati përgatitur një shënim në lidhje me nevojën për të kontrolluar vlerat e TSH dhe Ft4 pas 4-6 javë nga zëvendësimi i mundshëm i një produkti me bazë Levotiroksinën me një tjetër produkt. Por si rezultat i një shënimi të tillë, më 2 shtator 2014 të tria shoqatat i kishin bërë të qartë AIFA-s, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, vështirësitë e menaxhimit në mënyrë korrekte të kontrolleve të tilla. Më 23 nëntor, Komisioni u takua me kompanitë me të cilat gjeti konvergjencën mbi pikat, të cilat vijuan edhe me sqarimin e sipër-përmendur.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC