Farmaci

gus282019

Shëndeti mendor te të rinjtë. Rreziqet e lidhura me përdorimin e pregabalinës

Sipas një studimi të botuar në "British Medical Journal", marrja e pregabalinës do të shoqërohej me shtim të prirjeve për vetëvrasje te të rriturit e rinj, gjë që nuk do të ndodhte me administrimin e gabapentinës.
"Gabapentinoidet kanë veti antikonvulsive, por kjo klasë barnash përshkruhet gjithnjë e më shumë për qëllime analgjezike. Ne kemi dashur të ekzaminojmë lidhjen midis gabapentinoideve dhe rezultateve anësore të lidhura me çrregullimet e koordinimit dhe shëndetin mendor, duke marrë parasysh dëmtimet e kokës ose trupit, aksidentet rrugore, krimet, sjelljen vetëvrasëse, mbidozimin e paqëllimtë dhe kriminalitetin", shpjegon Yasmina Molero (Universiteti i Oksfordit), autore kryesore e studimit.

Studiuesit përdorën bazën e të dhënave kombëtare suedeze dhe gjurmuan përshkrimet e gabapentinoideve dhe rezultatet pasuese në rreth 200,000 pacientë të moshës 15 vjeç ose më shumë gjatë një periudhe prej tetë vjetësh. Rreziqet për sjellje vetëvrasëse, aksidente rrugore, mbidozime dhe lëndime gjatë periudhave në të cilat pacientët po merrnin medikamentin, u krahasuan me periudhat relative në të cilat të njëjtët njerëz nuk i merrnin ato, me qëllim që të reduktonin sa më shumë faktorët ngatërrues.
Në krahasim me periudhat e ndërprerjes së trajtimit, periudhat e marrjes së pregabalinës u shoqëruan me një rritje të konsiderueshme të rrezikut për të gjitha rezultatet e pafavorshme, ndërsa me gabapentinën nuk u pa asnjë rritje.

Në veçanti, pregabalina shkaktoi një rritje të rrezikut te pacientët e grupmoshës 15-24 vjeç. Autorët tregojnë se ata nuk kishin patur informacione në lidhje me udhëzimet për përshkrim të barnave.
Në një editorial shoqërues, Derek Tracy (Spitali "Queen Mary" në Londër), vëren se këto rezultate janë të rëndësishme dhe të dobishme klinikisht. "Në një skenar të shqetësimit në rritje dhe kufizimeve legjislative, këta autorë raportojnë të dhëna të forta për të informuar pacientët në lidhje me rreziqet që lidhen me trajtimin. Grupi i madh i të dhënave dhe modeli i studimit tejkalojnë me mençuri kufizimet e rasteve klinike dhe studimeve të vogla që nuk arrijnë të kapin problemet me përshkrimin jashtë fushës së tij të aprovimit (off-label) ose afatgjatë", përfundon editorialisti.

 

BMJ 2019;365:l2147
doi: http://dx.doi.org/10.1136/bmj.l2147

BMJ2019;365
doi: https://doi.org/10.1136/bmj.l4021


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC