Farmaci

shk162023

Betabllokuesit nuk ndikojnë në rezultatet psikiatrike

Trajtimi me betabllokues nuk ndikon në rezultatet psikiatrike të pacientëve, edhe pse përdorimi i tyre shoqërohet me reduktim të dhunës, sipas një studimi të botuar në "PLOS Medicine".

"Nëse rezultatet tona konfirmohen edhe nga studime të tjera në të ardhmen, betabllokuesit mund të konsiderohen si mjetet e duhura për të menaxhuar agresivitetin dhe sjelljet armiqësore tek individët me çrregullime psikiatrike", thotë Seena Fazel nga Universiteti i Oksfordit, autore kryesore e studimit.

Studiuesit analizuan 1.4 milionë përdorues të betabllokuesve në Suedi dhe krahasuan periudhën në të cilën ata morën medikametet me periudhën kur nuk i morën, gjatë një ndjekje tetëvjeçare nga viti 2006 deri në vitin 2013.

Periudha në të cilën pacientët u trajtuan me betabllokues u shoqërua me një rrezik 13% më të ulët për t'u akuzuar për kryerjen e një krimi të dhunshëm nga policia, përqindje e cila mbeti konstante në të gjitha analizat.

Për më tepër, u raportua një rrezik 8% më i ulët për shtrim në spital për shkak çrregullimeve psikiatrike. Megjithatë, pati një rritje prej 8% në trajtimin për sjellje vetëvrasëse. Në analizat sekondare, lidhjet me shtrimin në spital ishin më të ulëta për çrregullimet e mëdha depresive, por jo për çrregullimet e ankthit kur pacientët merrnin betabllokues. Këto lidhje ndryshonin me diagnozën themelore psikiatrike, problemet psikiatrike para-ekzistuese, ashpërsinë dhe llojin e sëmundjeve kardiovaskulare të trajtuar me betabllokues.

Ekspertët theksojnë se mekanizmi i veprimit sipas të cilit betabllokuesit mund të ndërhyjnë në agresion është i pasigurt dhe spekulojnë se efekti i vëzhguar mund të jetë për shkak të qetësimit të lehtë ose një ndërhyrjeje në mënyrën se si sistemi nervor ndërvepron me disa neurotransmetues. "Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar rolin e betabllokuesve në menaxhimin e agresionit dhe dhunës", përfundojnë autorët.

 

PLOS Medicine 2023. Doi: 10.1371/journal.pmed.1004164
https://doi.org/10.1371/journal.pmed.1004164


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC