Farmaci

pri122019

Antibiotikët në produktet OTC për dhimbjen e fytit. Hidhet dyshim mbi rezistencat e kryqëzuara

Prania e antibiotikëve në disa barna që jepen pa recetë, mund të rrisë rrezikun e rezistencës nga bakteret patogjene. Ky është dyshimi i ngritur nga hulumtuesit britanikë të Shkollës së Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike në Universitetin e Kardifit, të cilët kanë zhvilluar një studim të paraqitur në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (Eccmid) që po zhvillohet në Amsterdam.

Janë studiuar efektet e 4 antibiotikëve të pranishëm në produktet OTC të miratuara dhe të shitura për dhimbjen e fytit (gramicidin, neomicin, bacitracin, thyrotricin) duke testuar in vitro të njëjtat përqendrime të pranishme në produktet OTC mbi 4 lloje bakteresh te të cilat rezistencat antibiotike janë shumë të përhapura: Staphylococcus aureus, Acinetobacter baumannii, Streptococcus pyogenes dhe Haemophilus influenza.

Hulumtuesit vëzhguan nëse doza e antibiotikëve që përmbajnë ligjërisht barnat OTC ishte efikase në ndalimin e rritjes së baktereve në xham dhe nëse këto baktere zhvillojnë rezistenca të kryqëzuara, domethënë, rezistenca ndaj një antibiotiku me të cilin as nuk janë vënë në kontakt, të zhvilluara pas ekspozimit ndaj një antibiotiku tjetër.

"Jemi të shqetësuar për faktin se kemi gjetur që disa antibiotikë të pranishëm në produktet OTC për dhimbjet e fytit, nuk kanë rezultuar mjaftueshëm të përqendruar për të ndaluar rritjen e baktereve të zakonshme patogjene për njerëzit", thotë Adrian Shephard (Reckitt Benckiser Healthcare International Ltd, Britani e Madhe), i cili ka kontrolluar studimin. "Kjo i ndihmon këto patogjene që të zhvillojnë rezistencë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj përqendrimeve standarde dhe të holluara të bacitracinës, ka rezultuar e lidhur me zhvillimin e rezistencave të kryqëzuara me të tjerë antibiotikë. Puna jonë, përfundon ai, ngre dyshime në lidhje me disponueshmërinë e vazhdueshme të barnave kundër dhimbjeve të fytit që përmbajnë antibiotikë, sidomos duke pasur parasysh natyrën virale të kësaj gjendjeje".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC