Farmaci

jan282019

Tumoret desmoide. Bari efikas për të reduktuar përparimin

tags: BARNA, FDA, tumor

Në një studim klinik me tre faza, rezultatet e të cilit janë publikuar në "New England Journal of Medicine", sorafenibi ka ndërprerë përparimin e tumoreve desmoide për dy vjet, te 80% e pacientëve që kanë përmbushur trajtimin, një rritje e konsiderueshme e mbijetesës së lirë nga përparimi, në krahasim me placebon.

"Desmoidet janë tumore lokalisht agresive dhe shpesh të dhimbshme, për të cilat nuk ekzistojnë terapi efikase. Sorafenibi është agjent oral që ofron një mënyrë të re për të synuar direkt aftësinë e rritjes së tumoreve desmoide", konfirmon Gary Schwartz ("New York-Presbyterian" dhe Universiteti i Kolumbisë), autor kryesor i punimit. Sorafenibi është një terapi e synuar që vepron tek enzimat tirozinë-kinazike që përdoren në zhvillimin e kancerit, në mënyrë që të frenohet rritja e qelizave tumorale dhe formimi në enë të reja të gjakut që mbështesin zhvillimin e tumorit.

Bari është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e disa llojeve të kancerit të avancuar në veshka, në mëlçi dhe te tiroidet, por ende jo për trajtimin e tumoreve desmoide. Në studimin në fjalë, 87 pacientë me tumore desmoide progresive, simptomatike ose recidivuese janë trajtuar me sorafenib ose placebo në rrugë orale deri kur skanimet kanë treguar përparimin e sëmundjes. Studimi është ende në zhvillim, por kërkuesit kanë vlerësuar që mbijetesa e lirë nga përparimi pas dy vitesh është 81% te personat që marrin sorafenibin dhe vetëm 36% tek ata që marrin placebo.

"Ky është një rezultat vërtet i rëndësishëm. Nuk kemi parë kurrë rezultate si ky në trajtimin e tumoreve desmoide", konfirmon Schwartz-i. Efektet anësore që kanë përfshirë eritemën kutane, hipertensionin dhe diarrenë, kanë qenë më të zakonshme te pacientët që merrnin sorafenib, në krahasim me ata që trajtoheshin me placebo dhe 22% e pacientëve në grupin e trajtimit e ka ndërprerë terapinë për shkak të efekteve anësore. Studimi është projektuar për të matur efektin e sorafenibit mbi mbijetesën e lirë nga përparimi dhe nuk vlerësohet nëse ka përmirësime të rëndësishme te dhimbja apo simptomat e tjera. Autorët theksojnë, pra, se janë të nevojshme studime të mëtejshme për të identifikuar dozimin optimal dhe për të përcaktuar nëse një rritje e mbijetesës së lirë nga përparimi, sjell edhe përmirësime në lehtësimin e dhimbjes, në funksionalitet, si edhe në cilësinë e jetës.


NEJM 2018. Doi: 10.1056/NEJMoa1805052
https://www.nejm.org/doi/10.1056/NEJMoa1805052


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC