Farmaci

gus312018

Antibiotikët nuk janë të domosdoshëm te fëmijët e nënave me korioamnioit

Te fëmijët e lindur në kohë apo para kohe nga nëna me korioamnioit, por që duken të shëndetshëm, këshillohet monitorimi i kujdesshëm dhe jo marrje e menjëhershme e antibiotikëve në mënyrë empirike. Ky është konkluzioni i një studimi të publikuar në "Pediatrics" (pjesë e të cilit janë bërë 277 fëmijë të lindur në Spitalin e Fëmijëve të Stanfordit, në Kaliforni), që ka kthyer vëmendjen drejt reduktimit të përdorimit të panevojshëm të antibiotikëve. Fëmijët që paraqesin shëndet të mirë gjatë 24 orëve të para pas lindjes, janë transferuar në dhomë me nënën deri në daljen nga spitali dhe vetëm në rast se kanë zhvilluar shenja klinike të sepsisit, është zhvilluar një vlerësim laboratorik me apo pa antibiotikë, nga mjeku ndjekës. Nga 277 fëmijët që kanë qenë fillimisht të ekspozuar ndaj korioamnioitit, 245 (88,4%) nuk kanë marrë antibiotikë gjatë shërimit dhe 229 (82,7%) nuk kanë bërë teste laboratorike për sepsisin me fillim të hershëm.

32 fëmijët e mbetur (11,6%) kanë zhvilluar shenja dhe/ose simptoma që kishin të bënin me infeksionin, iu janë nënshtruar testeve laboratorike dhe janë trajtuar me antibiotikë empirikë. Asnjë nga kontrollet e këtyre fëmijëve, gjithsesi, nuk ka treguar rezultate pozitive për sepsisin. Mes gjithë të sapolindurve të lindur pas 34 ose më shumë javësh, përqindja e fëmijëve që kanë marrë ampicilinë apo gentamicinë gjatë tre ditëve të para pas lindjes, është pakësuar nga 12,3% në 5,5% pas implementimit të kësaj mënyre menaxhimi, me një reduktim prej 55%.

"Këto rezultate nxjerrin në pah rëndësinë e kontrollit fizik dhe të monitorimit të shenjave jetësore për identifikimin e fëmijëve me sepsis me fillim të hershëm", thotë Adam Frymoyer (Universiteti i Stanfordit), që ka udhëhequr grupin e punës. Gjithashtu, sugjerohet që antibiotikët empirikë dhe vlerësimi i laboratorit te të gjithë të sapolindurit që i janë nënshtruar korioamnioitit, është një trajtim i tepruar. Në vend të tij, një monitorim i kujdesshëm klinik mund të reduktojë ekspozimin ndaj antibiotikut e testeve të laboratorit dhe t'i adresojë këto ndërhyrje drejt një nëngrupi më të vogël fëmijësh simptomatikë", përfundon ai.

 

Pediatrics. 2018. doi: 10.1542/peds.2017-2056
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29599112


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC