Farmaci

qer202018

Rivaroxaban-i hap perspektiva të reja kurimi në patologjitë kardiovaskulare

Gjatë kongresit të Shoqatës Kombëtare të mjekëve Kardiologë (ANMCO) është paraqitur një panoramë e re terapeutike për koronaropatitë, ateriopatitë periferike dhe për pacientët me patologji kardiovaskulare dhe sëmundje renale kronike, falë antikoagulantëve të rinj oralë. Është folur për rëndësinë e ndërhyrjeve të reja në fazën post akute të infarktit, në anginën kronike të qëndrueshme me rrezik të lartë dhe te pacientët me sëmundje periferike, me një rrezik përkeqësimi prej 20%.

"Në 25 vitet e fundit janë realizuar studime të shumta në lidhje me koronaropatinë e qëndrueshme dhe me sëmundjen periferike, por në realitet nuk është bërë gjë tjetër veçse është fuqizuar terapia antiagregante, pa u vënë re asnjë reduktim i vdekshmërisë. Nevojitej diçka tjetër për të reduktuar këtë frekuencë ngjarjesh", shpjegon Leonardo de Luca, koordinator i komitetit shkencor në ANMCO.

Në këtë drejtim, është mbajtur një simpozium mbi studimin Compass, në të cilin përdorimi sinergjik i rivaroxaban-it dhe aspirinës tregoi një reduktim prej 24% të rrezikut të kombinuar për iktus, infarkt miokardi dhe vdekje për shkaqe kardiovaskulare. Ana tjetër e medaljes ka qenë një shtim i hemorragjive të mëdha, krahasuar me terapinë vetëm me aspirinë, ndonëse nuk janë shtuar ato fatale dhe ato intrakranike. Te pacientët me sëmundje periferike të gjymtyrëve të poshtme, shtimi i rivaroxaban-it mbi aspirinën reduktoi me rreth 70% amputacionet e mëdha për shkaqe vaskulare.

Në një tjetër simpozium është folur edhe për pacientët me sëmundje kronike të veshkave. "Edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike të veshkave, është thelbësore t'i nënshtrohen një terapie antikoagulante, që është në gjendje të parandalojë komplikacionet tromboembolike të lidhura me praninë e fibrilacionit atrial, duke pasur parasysh se, këta pacientë  në vetvete, në krahasim me popullatën e përgjithshme, paraqesin një rrezik më të madh për iktus dhe hemorragji", thotë Luca Di Lullo.

Në këtë drejtim, u theksua se antikoagulantët me veprim të drejtpërdrejtë dhe në veçanti, rivaroxaban-i, me reduktimet e nevojshme të dozimit, mund të administrohet deri në vlerat e filtrimit glomerular të barabartë me 15 ml/min/1.73m2.

 

Comunicato stampa - Bayer
http://www.bayer.it/bayer-in-italia/  


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC