Farmaci

mar92018

Empagliflozina, një shpresë për t'u përmirësuar jetën atyre që vuajnë nga pamjaftueshmëria kardiake

Boehringer Ingelheim-i dhe Eli Lilly and Company, kanë bërë të ditur se po zgjerojnë programin e tyre të studimeve klinike mbi empagliflozinën, në rastet me pamjaftueshmëri kardiake kronike. Studimet "Emperial" do të vlerësojnë efektin e empagliflozinës mbi aftësinë për të zhvilluar aktivitet fizik dhe mbi simptomat e pamjaftueshmërisë kardiake. Bëhet fjalë për dy studime të Fazës III, që do të vlerësojnë efektin e 12 javëve terapi me empagliflozinë, në aftësinë për të zhvilluar aktivitet fizik të përditshëm te subjektet me pamjaftueshmëri kardiake, me apo pa diabet të tipit 2.

Studimet "Emperial", njofton shënimi, ndjekin ato "Emperor", që janë zhvilluar në marsin e një viti më parë. Ndërsa ky i fundit kishte të bënte me morbilitetin dhe vdekshmërinë e subjekteve me pamjaftueshmëri kardiake në terma afatgjatë, studimet funksionale "Emperial" do të shqyrtojnë efektet pozitive të mundshme mbi kapacitetin e zhvillimit të aktivitetit fizik dhe mbi simptomat e pamjaftueshmërisë kardiake. Këto studime bazohen në rezultatet e pamjaftueshmërisë kardiake të trajtuar me empagliflozinë në studimin regjistrues Empa-Reg Outcome.
"Simptomat e pamjaftueshmërisë kardiake mund të kenë pasoja domethënëse mbi cilësinë e jetës së atij që është prekur. Më shumë se tre të katërtat e pacientëve kanë vështirësi në zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme", shpjegon Jeff Emmick-u, president i Zhvillimit të Produktit në Lilly Diabetologji. "Për momentin, shton ai, opsionet terapeutike që mund të përmirësojnë jetën e përditshme të atij që vuan nga pamjaftueshmëria kardiake, janë të kufizuara. Ne po përpiqemi të kuptojmë nëse empagliflozina mund të kontribuojë në përballimin e kësaj nevoje të paplotësuar".

Pamjaftueshmëria kardiake në botë, godet 26 milionë vetë, me rreth 50% të pacientëve që nuk mbijetojnë për 5 vjet. Ajo është, veç të tjerash, shkaku kryesor i shtrimit në spital në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë.
"Rezultatet e studimit Empa-Reg Outcome kanë qenë inkurajuese, pasi kanë treguar një reduktim domethënës të shtrimit në spital të pacientëve me pamjaftueshmëri kardiake që ishin trajtuar me empagliflozinë, që kishin diabet të tipit 2 dhe sëmundje kardiovaskulare të konfirmuar", thotë Martina Brückmann-i, përgjegjëse e Zhvillimit Klinik  në fushën terapeutike kardiometabolike të Boehringer Ingelheim-it.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC