Farmaci

tet202017

Aspirina, përdorim i rregullt për të paktën 6 vjet ul riskun e vdekjes nga kanceri

Një përdorim konstant dhe i rregullt i aspirinës për një periudhë afatgjatë lidhet me një reduktim të riskut për vdekje nga çdo shkak, duke përfshirë kancerin. Ky është përfundimi i një studimi vëzhgimor i prezantuar në samitin vjetor 2017 të Shoqatës Amerikane për Kërkimet kundër Kancerit (AACR). Në studim u vlerësuan rastet e 86.206 grave të regjistruara në Nurses' Health Study mes viteve 1980 - 2012 dhe 43.977 burrave të regjistruar në Health Professionals Follow-Up Study, mes viteve 1986 - 2012. Në secilin prej kërkimeve, përdorimi i aspirinës ishte vlerësuar në bazë dhe pastaj çdo dy vjet.
"Risku për vdekje të përgjithshme ishte më i ulët se 7% për gratë dhe 11% për burrat që kishin përdorur rregullisht aspirinë në krahasim me ata që e merrnin me raste", pohon Yin Cao, nga Massachusetts General Hospital në Boston, autore kryesore.

"Gjithashtu, risku për vdekje nga kanceri rezultoi 7% për gratë dhe 15% për burrat që përdorin rregullisht aspirinën". Në veçanti, marrja e rregullt e saj u lidh me një risk të ulur prej 30% për vdekje nga tumori kolorektal te të dyja gjinitë, prej 11% për kancerin në gji te gratë, prej 23% për kancerin në prostatë dhe prej 14% për kancerin në mushkëri te burrat.

Aspirina ka dhënë përfitime në doza prej të paktën 0.5-1.5 tabletash normale në javë për burrat dhe gratë me një përdorim të rregullt prej 6 vitesh. Në shtator 2015, US Preventive Services Task Force (Uspstf) kishte rekomanduar që të rriturit nga 50 deri në 69 vjeç të merrnin çdo ditë doza të ulëta aspirinash për të paktën 10 vjet për të reduktuar riskun e sëmundjeve kardiovaskulare të kancerit kolorektal, duke kujtuar që mes risqeve të lidhura me përdorimin e barit, dy të parat janë gjakrrjedhje gastrointestinale dhe iktus hemorragjik. Cao nënvizon se rekomandimi i Uspstf që lidhet me aspirinën bazohet në vlerësimin e risqeve dhe përfitimeve të vëzhguara vetëm ndaj kancerit kolorektal dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe se do të ishte e dobishme të shiheshin analiza të tjera që tentojnë të kapin përfitime të tjera të cilat vijnë nga përdorimi i aspirinës.


 

American Association for Cancer Research - Annual Meeting 2017 http://www.aacr.org/Meetings/Pages/MeetingDetail.aspx?EventItemID=105#.WO0Q9lPyirc


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC