Farmaci

dhj12016

Dabigatran tejkalon rivaroxaban në reduktimin e riskut hemorragjik

Nga një studim i gjerë vëzhgimor i publikuar në "Jama Internal Medicine" del se dabigatran (150 mg /dy herë në ditë) ka përqindje më të ulëta hemorragjish intrakraniale dhe ekstrakraniale si p.sh. ato gastrointestinale dhe në fibrilacionin atrial jo-valvular krahasuar me rivaroxaban (20 mg /një herë në ditë). "Triali i sapo publikuar është më i gjeri ballafaques mes dy barnave, i cili ka analizuar të dhënat e më shumë se 118 mijë pacientëve", pohon Jörg Kreuzer, zv/president i fushës terapeutike kardiovaskulare nga Boehringer Ingelheim, kompania që prodhon dabigatran me emrin Pradaxa.

Studimi ka vlerësuar në rrugë retrospektive risqet për iktus, hemorragji dhe vdekshmëri në 118.891 pacientë me fibrilacion atrial, forma më e zakonshme e aritmisë kardiake, duke evidentuar se dabigatran lidhet me përqindje shumë më të ulët hemorragjish në krahasim me rivaroxaban në mungesë të diferencave statistikore domethënëse në endpointet e tjera primare, pra iktus dhe vdekshmëri tromboembolike.

"Endpointet sekondare të studimit ishin të ngjashme mes dy trajtimeve, ose më të mira me  dabigatran", shkruajnë kërkuesit, duke theksuar se analiza e fundit evidenton profilin e favorshëm të sigurisë të dabigratan dhe përfitimet e ofruara nga një gamë e gjerë pacientësh me fibrilacion atrial në praktikën klinike të përditshme.

"Këto të dhëna iu ofrojnë informacione të çmuara mjekëve për zgjedhjen e terapisë me përfitimin më të madh për pacientin duke konfirmuar aq sa sugjerohet nga kërkime të tjera të zhvilluara në kontekstin e jetës reale. Dhe rezultatet për këtë bar i shtohen korpusit të të dhënave për profilin pozitiv të efikasitetit dhe sigurisë të dabigatran", përfundon Kreuzer. Studimi u zhvillua në kontekstin e një nisme të përbashkët të Qendrave për programet Medicare & Medicaid (Cms) dhe Administratës amerikane të Barnave (FDA). 

 


Jama Intern Med. 2016. doi: 10.1001/jamainternmed.2016.5954https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27695821

Jama Intern Med. 2016. doi: 10.1001/jamainternmed.2016.6429https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27695820


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC