Farmaci

sht82014

Paracetamoli dhe placebo, studimi Lancet evidenton të njëjtin efikasitet në lumbalgjinë akute

Paracetamoli për dhimbjen e shpinës nuk është më i mirë se placebo në përshpejtimin e rekuperimit apo përmirësimit të dhimbjes, gjumit dhe cilësisë së jetës sipas një studimi të randomizuar publikuar në The Lancet, rezultatet e të cilit vënë në pikëpyetje bindjen e përgjithshme se bari është analgjezik parësor për dhimbjet lumbo-sakrale. Studimi i kontrolluar dhe randomizuar është Paracetamoli në Low-back pain study (PACE) në të cilin morën pjesë 1.652 persona të moshës mesatare 45 vjeç me dhimbje shpine akute, të ndjekur nga 235 qëndra të kujdesit parësor në Sydney, Australi dhe përzgjedhur rastësisht për të marrë deri në 4 javë trajtim me paracetamol tri herë në ditë të barazvlefshme me 3,990 mg ditore deri në një maksimum prej 4 gramë në ditë ose placebo. Thotë Christopher Williams i George Institute for Global Health në Universitetin e Sidney në Australi: "Të gjithë pjesëmarrësit u këshilluan, u siguruan dhe u ndoqën për 3 muaj, por pas përllogaritjeve nuk u gjetën dallime me placebon në asnjë nga parametrat efektivë. "Në tre grupet, ditët e trajtimit ishin përkatësisht 17, 17 dhe 16 dhe paracetamoli nuk pati asnjë efekt mbi intensitetin e dhimbjes, mbi aftësitë e kufizuara, cilësinë e gjumit dhe jetës. I ngjashëm edhe numri i efekteve anësore raportuar nga pacientët. "Analgjezikët e thjeshtë  të tillë si paracetamoli mund të mos jenë me rëndësi parësore në menaxhimin e lumbalgjisë akute" rithekson studiuesi. Dhe në një koment të Bart Koes dhe Wendy Enthoven të Erasmus Mc University Medical Center të Roterdamit në Hollandë shkruajnë: "Autorët e PACE meritojnë një duartrokitje sepse janë përballur me pro-të dhe kundra-t e një trajtimi që ishte bërë zakon edhe pse nuk ishte mbështetur në prova të qarta shkencore. Megjithatë, edhe pse rezultatet e studimit janë të qarta dhe me cilësi, përmbajtja e udhëzimeve nuk duhet të ndryshohet bazuar tek një studim i vetëm. Prandaj nevojiten studime të mëtejshme qoftë për të konfirmuar sa është vënë në dukje deri tani, qoftë për të vendosur rolin e analgjezikëve të tjerë për tu përdorur në lumbalgjinë akute si shtesë apo si alternativë e paracetamolit".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC