Mirëqenie

pri92015

Paracetamoli ka të njëjtin efikasitet me placebon në dhimbjet e shpinës dhe osteoartrozë

Sipas një studimi të publikuar në "The British Medical Journal" paracetamoli nuk është efikas për dhimbjen e shpinës e po ashtu ofron përfitime minimale edhe në osteoartrozë. Shumë udhëzues rekomandojnë paracetamolin si trajtim të linjës së parë në të dyja situatat ndonëse nuk kanë prova të sigurta efikasiteti, madje hasin në probleme reale të sigurisë përsa i përket dozimeve të rekomanduara deri në 4.000 mg në ditë. 

"Pikërisht për këto arsye nisma e Institutit Britanik për Kujdesin Shëndetësor (NICE) për të rekomanduar paracetamolin, ka ngjallur habi", shpjegon Gustavo Machado nga universiteti i Sidneit. Studiuesi bashkë me kolegët e tij ka ndërmarrë një revizionim sistemik me meta-analiza të studimeve mbi argumentin. Revizionimi ka përfshirë 13 studime me më shumë se 5 mijë pacientë, duke krahasuar efektet e paracetamolit me ato të placebos në dhimbjet e shpinës dhe artritit të ijeve dhe gjurit.

Duke analizuar reduktimin e intensitetit të dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, studiuesit zbuluan që në dhimbjen e mesit paracetamoli ka një efekt të ngjashëm me placebon: veprimi analgjetik i barit është minimal dhe jo-domethënës, ndërsa për efektet anësore nuk vëzhgohen diferencat mes grupeve.

Dhe në një editorial, Christian Mallen nga Keele University në Mbretërinë e Bashkuar shkruan: "këto rezultate hapin debatin mbi efikasitetin dhe sigurinë e paracetamolit. Nëse ky i fundit hiqet nga udhëzuesit mjekësorë, do të zëvendësohet nga barna të tjera si opiatet me probleme të reja shëndetësore. Kështu që është më mirë të vihet theksi në terapitë e sigurta e sidomos jo-farmakologjike si ushtrimet fizike për shembull".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC