Ushqyerje

tet232019

Mishi i kuq dhe debati mbi ndikimin e tij te shëndeti

tags: ushqyerje

Ata që hanë mish të kuq të përpunuar, mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë, të paktën sipas përfundimeve të një studimi në Universitetin Kanadez McMaster, nga i cili del se këto ushqime kanë ndikim të kufizuar në shëndet. Autorët kryen katër rishikime sistematike të përqendruara si në studime me përzgjedhje rastësore, ashtu edhe në studime vëzhguese që kanë shqyrtuar ndikimin e mishit të kuq në rezultatet kardiometabolike dhe onkologjike. Në një metaanalizë të 12 studimeve që kanë përfshirë 54,000 njerëz, studiuesit nuk gjetën lidhje të rëndësishme midis konsumimit të mishit të kuq dhe rrezikut të sëmundjeve kardiake, diabetit ose kancerit.

Nga ana tjetër, tre rishikime të njëpasnjëshme sistematike të studimeve të grupeve ku kanë marrë pjesë miliona njerëz, sugjerojnë një ulje modeste të rrezikut të sëmundjes midis atyre që marrin tre racione javore të mishit të kuq apo të transformuar, më pak se grupi i kontrollit. "Por, lidhja mbetet e pasigurt", shkruajnë autorët, të cilët kanë bërë një rishikim të pestë sistematik të mendimit të konsumatorit në lidhje me mishin e kuq dhe të përpunuar, duke vënë në dukje se njerëzit e konsiderojnë atë të shëndetshëm, me një shije që u pëlqen dhe nuk kanë dëshirë të ndryshojnë llojin e të ushqyerit.

Pesë rishikimet, udhëzimet që rrjedhin prej tyre dhe një editorial komentues, sapo janë publikuar në "Annals of Internal Medicine". "Duke pasur parasysh interesin global për ushqyerjen dhe veçanërisht për mishin e kuq, njerëzit duhet të jenë në gjendje të marrin vendime në lidhje me dietën e tyre, bazuar në informacionin më të mirë në dispozicion", thotë Gordon Guyatt nga Universiteti McMaster në Hamilton, Ontario, president i komitetit të udhëzimeve, duke specifikuar që të 14 anëtarët nga shtatë vendet përdorën një metodologji rigoroze të rishikimit sistematik.

"Ky nuk është thjesht një studim tjetër mbi mishin e kuq dhe të përpunuar, por rezultat i rishikimeve sistematike me cilësi të lartë që çojnë në rekomandime transparente, të forta dhe të besueshme", nënvizon studiuesi. Aaron Carroll dhe Tiffany Doherty (Universiteti Indiana, në Indianapolis), autorë të një editoriali shoqërues, komentojnë: "Këto rezultate, sigurisht që do të jenë objekt diskutimi, por bazohen në metaanalizën më të plotë të realizuar deri më tani mbi këtë temë. Ata që përpiqen ta kundërshtojnë, do ta kenë të vështirë të gjejnë provat e duhura me të cilat mund të ndërtohen argumentet e nevojshme".


Ann Intern Med. 2019; 1 October 2019 doi: 10.7326/M19-1621
https://annals.org/aim/fullarticle/2752328/unprocessed-red-meat-processed-meat-consumption-dietary-guideline-recommendations-from


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC