Ushqyerje

sht202018

Sindroma hemolitike-uremike. Mos u jepni fëmijëve ushqime të rrezikshme, pak ose aspak të gatuara

Mënyra kryesore e transmetimit të sindromës është ushqimi i kontaminuar pa trajtimin e duhur me temperaturë para konsumimit. Shumë e rëndësishme është higjiena personale dhe proceset e përgatitjes së ushqimit, edhe të atij shtëpiak...

Rikthehet sërish në diskutim çështja e sindromës hemolitike-uremike (SHU), pas 4 rasteve të regjistruara në Pulia deri në qershor të këtij viti dhe pas ngjarjes së vitit të kaluar, kur një shpërthim shkaktoi vdekjen e një vajze 16-muajshe dhe shtrimin në spital të 7 fëmijëve të tjerë që kishin qëndruar në të njëjtin rajon.
Në periudhën 2010-2015, regjistri italian raportoi 322 raste të sëmundjes, të barabarta me 54 raste mesatarisht në vit. Vëzhgimi ka nisur në vitin 1988 dhe që atëherë, numri i rasteve të raportuara është në rritje, raporton sajti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë.

SHU është një sëmundje e rrallë, por paraqet shkakun më të rëndësishëm të pamjaftueshmërisë akute të veshkave në moshën pediatrike, sidomos në vitet e para të jetës. Zakonisht, shfaqet me anemi hemolitike, trombocitopeni dhe pamjaftueshmëri renale, që mund të çojnë në dializë. Te fëmijët, rrjedha mund të jetë e rëndë dhe të çojë në vdekje.

Në 85% të rasteve, forma tipike e SHU-së manifestohet si ndërlikimi i një infeksioni bakterial të zorrëve, i shkaktuar nga shtamet e Escherichia coli-t (STEC) që prodhojnë një toksinë të quajtur citotoksinë e vërtetë ose shiga-toksinë.

Rruga kryesore e transmetimit është ushqimi i kontaminuar që në origjinë (mjelja, therja) ose përgjatë zinxhirit, duke u ndërthurur me burime të infektuara, veçanërisht nëse nuk i janë nënshtruar një procesi teknologjik të eliminimit të pjesshëm ose total të ngarkesës bakteriale (pasterizim, sterilizim). Edhe uji dhe bimët e kontaminuara nga mbetjet e kafshëve ose praktikat e fertilizim-ujitjes mund të përfaqësojnë burime jo të neglizhueshme të infeksionit, të cilat në fakt kanë shkaktuar epidemi që lidhen me konsumimin e perimeve të kontaminuara, ngjarje të viteve të fundit në Europë dhe në Amerikën e Veriut.

Rastet e raportuara kohët e fundit në Itali, por edhe në Francë, duket se nisin që nga konsumimi i drejtpërdrejtë i qumështit të papërpunuar apo djathit të prodhuar nga qumështi i papërpunuar. Në një shënim të vitit 2012, që është përditësuar kohët e fundit nga Ministria Italiane e Shëndetësisë, për të kufizuar rrezikun e intoksikimit, janë paralajmëruar mjekët dhe pediatrët për rrezikun që përfaqësonte konsumimi i qumështit të papërpunuar në moshën pediatrike.

Qendra Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Promovimin e Shëndetit në Itali, rekomandon zbatimin e praktikave të mira të higjienës, që duhet të vëzhgohen në prodhimin industrial të ushqimeve, por edhe në ambientin familjar dhe nënvizon kujdesin maksimal që duhet treguar në rastet e fëmijëve, për të cilët konsumimi i ushqimeve të rrezikshme, të papërpunuara ose të papjekura, është kundërshtuar fuqimisht.

 

- Është mirë të gatuhen siç duhet ushqimet e posaçme për fëmijët e vegjël; të shmanget konsumimi i mishit jo të zier mirë, sidomos kur është mish i grirë, të molusqeve dyguaskore dhe qumështit të papasterizuar ose derivateve të tij (siç janë djathërat e freskëta me qumësht të papërpunuar)

- Ushqimet e gatshme (të cilat nuk janë të destinuara për gatim), siç janë sallatat, nuk duhet të bien kurrsesi në kontakt me mishin e pagatuar. Prandaj, i duhet kushtuar vëmendje përdorimit të enëve.

- Mos përdorni ujë çezme, pusi apo depozite, për qëllime ushqimore.

Pastrimi i ambientit dhe higjiena personale, siç është larja e duarve, sidomos para trajtimit të ushqimit, zakonisht është e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Por, në rastet e infeksionit intestinal STEC dhe të diarresë, është mirë t'u largohemi njerëzve të infektuar.

 

Francesca De Vecchi, teknologe ushqimore


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC