Ushqyerje

tet232017

Mos-ngrënia e mëngjesit lidhet me një incidencë më të madhe për pllaka aterosklerotike

Një studim i publikuar në "Journal of the American College of Cardiology" ka treguar një lidhje midis mos-ngrënies së mëngjesit dhe shtimit të pllakave aterosklerotike. Një grup punonjësish të njësisë Santander Bank në Madrid, me moshë midis 40 dhe 54 vjeç, plotësuan një pyetësor mbi ushqimet e konsumuara gjatë 15 ditëve të fundit. "Ata që nuk hanin mëngjes rregullisht, treguan një lidhje me incidencën më të madhe për aterosklerozë të përgjithshme me 29.2%, në krahasim me 10% të atyre që konsumonin mëngjes, pavarësisht faktorëve kardiovaskularë tradicionalë të riskut dhe atyre dietikë, e në veçanti një incidencë më të madhe të riskut për aterosklerozë të aortës abdominale, 54,7% në krahasim me 27,9% dhe të arteries së karotides, 81% kundrejt 36%. Edhe një mëngjes i lehtë i krahasuar me një të pasur me energji, rezultoi e lidhur me më shumë pllaka në arterien karotide dhe në arterien ileofemorale", shprehet autori kryesor i studimit, Valentin Fuster nga Mount Sinai në New Yourk City dhe Madrid's Fundación Centro Nacional de Investigaciones Cardiovasculares Carlos III.

Kërkuesit bëjnë të ditur se modeli dietik i ndjekur nga pjesëmarrësit që anashkalonin mëngjesin binte në një skemë diktuar nga ritmet sociale dhe ato të punës, karakterizuar nga zgjedhjet ushqimore përgjithësisht jo të shëndetshme. Në fakt kush anashkalonte mëngjesin ishte më lehtësisht duhanpirës, preferues i pijeve alkoolike dhe hante me shumë mish të kuq. Gjithashtu përqindja e pjesëmarrësve mbipeshë ose obezë ishte në mënyrë domethënëse më e lartë tek ata që anashkalonin mëngjesin. "Nuk është shumë e qartë nëse mos-konsumimi i vaktit të parë e bën personin më obez apo nëse obezët e anashkalojnë atë me objektivin e gabuar për të humbur në peshë", shkruajnë Prakash Deedwania nga University of California në San Francisco dhe Tshar Acharya nga National Heart, Lung dhe Bllod Institute në Washington DC në një editorial shoqërues. "Sipas provave të lidhjes midis skemave dietike të alternuara dhe shtimit të riskut të obezitetit, sindromës metabolike, diabetit, aterosklerozës subklinike dhe eventeve kardiovaskulare klinike, duket e arsyeshme që të bëjmë kujdes me dietën dhe të edukojmë publikun", përfundojnë autorët.

 

J Am College Cardiology 2017. Doi: 10.1016/j.jacc.2017.08.027 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0735109717393178

J Am College Cardiology 2017. Doi: 10.1016/j.jacc.2017.08.054 http://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S0735109717393865 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC