Ushqyerje

shk202015

Një dietë e shëndetshme pakëson me 1/3 mundësitë e shfaqjes së BPKO-së

Jo vetëm sëmundjet kardiovaskulare dhe tumoret, por edhe sëmundjet pulmonare kronike kanë më pak mundësi të manifestohen nëse ushqeheni në mënyrën e duhur. Prestigjozja "British medical journal' ka botuar një studim të Raphaelle Varraso nga instituti "National institute of health and medical research di villejuif" në Francë, i cili bashkë me disa kolegë francezë ka vlerësuar se sa ushqyerja ishte në gjendje të ndikonte në shëndetin e mushkërive.
"U përqendruam në veçanti në rrezikun e bronkopneumopatisë kronike obstruktive (BPKO), një term që përfshin në vetvete sëmundje të ndryshme të frymëmarrjes si emfizema dhe bronkiti, të cilat bllokojnë kalimin e ajrit dhe reduktojnë furnizimin e organizmit me oksigjen", pohon Varraso, duke saktësuar se BPKO është shkaku i tretë kryesor i vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa, shkaku kryesor i BPKO-së në botën perëndimore është padyshim tymi i duhanit, ndonëse rreth një e treta e njerëzve që zhvillojnë sëmundjen nuk ka pirë kurrë duhan. "Ky zbulim sugjeron se ka faktorë të tjerë të përfshirë dhe prandaj kemi vendosur të analizojmë rolin e dietës, aq të rëndësishme në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera kronike", thotë Carlos Camargo, nga "Harvard school of public health" në Boston dhe koordinator i studimit.
Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 120 mijë burrave dhe grave amerikane, infermierëve apo profesionistëve në fushën shëndetësore, të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorët mbi zakonet e tyre të të ngrënit. "Në fund të periudhës së studimit të BPKO-së u diagnostikuan 723 gra dhe 167 burra dhe analiza jonë vijuese, e cila mori në konsideratë edhe faktorë të tillë si mosha, zakoni i duhanpirjes, raca, mbipesha dhe jeta sedentare, treguan se rreziku i BPKO-së ishte pakësuar me një të tretën te ata që ndoqën një dietë të pasur me fruta, perime dhe drithëra integrale, si dhe të varfër dhe në mish të kuq, yndyrna shtazore, miell të rafinuar dhe pije alkoolike e të konservuara", thotë eksperti. "Të dhënat e marra në studim nuk tregojnë se dieta e shëndetshme është drejtpërdrejt përgjegjëse për uljen e rrezikut të BPKO-së, por sigurisht nxjerr në pah rëndësinë e hulumtimit të vazhdueshëm mbi këtë temë, e cila duhet të shoqërojë përpjekjet për të reduktuar duhanpirjen", përfundon Varraso.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC