Shëndetësi

pri112023

Apnea obstruktive e gjumit mund të shkaktojë rënie të aftësisë konjitive

Apnea obstruktive e gjumit mund të jetë një shkaktare e drejtpërdrejtë e rënies së hershme konjitive te meshkujt në moshë të mesme, madje edhe te ata të shëndetshëm dhe jo obezë, sipas një studimi të botuar në "Frontiers in Sleep".

"Te meshkujt me apnea obstruktive të gjumit (OSA), kemi gjetur funksionim ekzekutiv dhe aftësi vizuoshapësiore më të dobët, si dhe deficit në vigjilencë, vëmendje, kontroll psikomotor dhe impulse. Shumica e këtyre deficiteve më parë i ishin atribuar sëmundjeve të tjera shoqëruese", shpjegon autorja kryesore e studimit Ivana Rosenzweig nga King's College në Londër.

Studiuesit analizuan një grup prej 27 burrash 35-70 vjeç me OSA të lehtë deri në të rëndë pa sëmundje shoqëruese. Gjatë periudhës së studimit burrat nuk ishin pinin duhan apo alkool dhe gjithashtu nuk ishin as obezë. Si grup kontrolli, ekspertët zgjodhën një grup prej 7 burrash të njejtë për nga mosha, indeksi i masës trupore dhe niveli arsimor, por pa OSA.

Funksioni konjitiv i subjekteve u testua nëpërmjet CANTAB (Cambridge Neuropsychological Test Automated Battery). Rezultatet treguan se pacientët me OSA të rëndë kishin vigjilencë dhe funksionim ekzekutiv më të ulët, aftësi njohëse vizuale afatshkurtër dhe njohje më të pakët sociale dhe emocionale, krahasuar me grupin e kontrollit.

Pacientët me OSA të lehtë treguan rezultate më mira në këto fusha sesa pacientët me OSA të rëndë, por më të këqija se ato të grupit të kontrollit. Deficitet më të rëndësishme u shfaqën në testet të cilët vlerësojnë aftësinë e përputhjes vizuale të njëkohshme dhe kujtesën e njohjes vizuale afatshkurtër për modelet joverbalizuese, testet e funksionimit ekzekutiv dhe vëmendjen e stimuluar, si dhe në njohjen sociale dhe njohjen e emocioneve.

Studiuesit supozuan se deficitet njohëse ndodhin për shkak të niveleve të ulëta të oksigjenit dhe niveleve të larta të dioksidit të karbonit në gjak, ndryshimeve në rrjedhën e gjakut në tru, fragmentimit të gjumit dhe neuroinflamacionit.

"Ajo që mbetet për t'u sqaruar në studimet e ardhshme është nëse sëmundjet shoqëruese kanë një efekt shtesë ose sinergjik në këto deficite dhe nëse ka një ndryshim në qarkun e trurit te pacientët me OSA me ose pa sëmundje shoqëruese", përfundojnë autorët.

 

Frontiers in Sleep 2023. Doi: 10.3389/frsle.2023.1097946
http://doi.orga/10.3389/frsle.2023.1097946


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC