Shëndetësi

kor192021

Covid-19. Me tofacitinibin, rezultate premtuese kundër formave të rënda

Trajtimi me tofacitinib i pacientëve të shtruar në spital me forma të rënda të Covid-19, ka reduktuar vdekshmërinë dhe zhvillimin e insuficiencës respiratore, sipas një studimi të ri të botuar në "New England Journal of Medicine". Studimi klinik, i organizuar dhe analizuar më pas nga Organizata Akademike e Kërkimit të Spitalit Israelita Albert Einstein në São Paulo, u krye në 15 vende në Brazil, në 289 pacientë të moshës 18 vjeç e lart, të cilët shfaqën infeksion Sars-CoV të konfirmuar në laborator para përzgjedhjes në mënyrë rastësore, me dëshmi të pneumonisë Covid-19 në imazhet radiografike dhe të shtruar në spital prej më pak se 72 orësh.

Kriteret kryesore të përjashtimit të subjekteve nga studimi përfshinin përdorimin e ventilimit mekanik jo invaziv/invaziv ose oksigjenimi ekstrakorporeal me membranë (ECMO) në ditën e përzgjedhjes në mënyrë rastësore, një histori klinike të trombozës ose trombozë aktuale, imunosupresion të njohur dhe çdo lloj tumori për të cilin pacienti po merrte trajtim aktiv. Miratimi i informuar me shkrim është marrë nga secili pacient ose përfaqësues i autorizuar ligjërisht. Gjysma e pacientëve të kualifikuar, të caktuar në mënyrë rastësore në dy grupe në raportin 1:1, morën 10 mg tableta tofacitinib dy herë në ditë dhe gjysma tjetër placebo, për një numër të përgjithshëm prej 14 ditësh të trajtimit ose deri në daljen nga spitali. Qëllimi ishte të përcaktohej, pas të paktën 28 ditësh, përqindja e vdekjeve ose insuficiencës respiratore në të dyja grupet. Rezultatet treguan se 18.1% e pacientëve në grupin e trajtuar me principin aktiv vdiqën ose zhvilluan insuficiencë respiratore, duke kërkuar intubim dhe/ose ventilim, krahasuar me 29% në grupin e placebos. Përveç kësaj, ngjarje të rënda anësore ndodhën te 20 pacientë (14.1%) të trajtuar me tofacitinib dhe te 17 (12%) në grupin e placebos.

Te pacientët të cilëve u është administruar placebo, është vënë re një përqindje vdekjesh prej 5,5%, krahasuar me 2,8% tek ata të trajtuar me tofacitinib.

 

Cristoforo Zervos

Për thellime të mëtejshme: https://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa2101643


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC