Shëndetësi

sht152020

Covid-19 në Shqipëri. Përfaqësuesja e OBSH-së, dr. Bettina Menne: Trend në rritje i vdekshmërisë

Shifrat e rasteve të reja të prekura nga Covid-19 vijojnë të jenë të larta dhe pritet të rriten edhe më shumë javën që vjen, për shkak të fillimit të shkollave. Sipas përfaqësueses së OBSH-së në Tiranë, dr. Bettina Menne ka një lajm të mirë për situatën e Covid-19 në Shqipëri, pasi sipas saj, ka një rënie në javën e fundit nga 74, në 62/100.000 vetë, krahasuar me 14 ditë më parë.

"Por, pjesa më shqetësuese është se kemi 4567 raste aktive të cilat duhet të izolohen, të hyjnë në karantinë, si dhe të lajmërojnë të gjitha kontaktet e tyre, në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit. Po vërejmë gjithashtu një rënie të lehtë të pranimeve në spital, edhe pse numri në tërësi mbetet shqetësues", shprehet Menne.

E pyetur nga Doktor33 në lidhje me vdekshmërinë pasi nga të dhënat që raportohen nga ministria e Shëndetësisë rezultojnë çdo 24 orë 4-5 humbje jete, zonja Menne shpjegon:

"Vdekshmëria në Shqipëri është 11,4/100.000 vetë, çka e rendit Shqipërinë me vdekshmërinë më të ulët në rajonin evropian. Por ky trend ka prirje të rritet dhe kjo është shqetësuese. Çështja tjetër shqetësuese është ajo që ka lidhje me njerëzit që po sëmuren rëndë. Mosha mesatare e këtij grupi nuk është më me 80 e sipër dhe as 70-vjeçare... Sëmundja po prek rëndë grupmoshën 55-64 vjeç", shprehet përfaqësuesja e OBSH-së në Tiranë.

Në këtë situatë, ka një rritje të testimeve në popullatë, por gjithsesi mbetet në shifra të ulëta.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC