Shëndetësi

gus42020

Covid-19. OBSH: Shqipëria ende nuk e ka ndezur dritën e kuqe. Kosova, po

Në një vlerësim të bërë mbi situatën e pandemisë në Shqipëri, referuar edhe informacioneve që rifreskohen çdo ditë nga OBSH-ja, ekspertët thonë se Shqipëria ende nuk ka një situatë të pamenaxhueshme, por nuk duhet ta lejojë përkeqësimin e saj.

Duke i vlerësuar sipas ngjyrave të semaforit OBSH-ja ka bërë një klasifikim ku epidemiologu Ilir Alimehmeti veçon se Shqipëria është ende me ngjyrë të verdhë, pasi nuk ka transmetime masive në komunitet, por ka grupe rastesh. Këto grupe duhet të hetohen, izolohen dhe trajtohen, në mënyrë që të mos kalohet në një situatë me alarm të kuq, ku çdo gjë më pas është e pamenaxhueshme.

"Jemi akoma në fazën kur mund ta menaxhojmë situatën pasi kemi grupe rastesh të infektuara për të cilat thjesht duhen ndjekur rekomandimet e OBSH-së; pra, testim, gjurmim, izolim, trajtim. Kështu mund ta frenojmë përhapjen e Covid-19 dhe ta menaxhojmë më mirë atë", shprehet epidemiologu Ilir Alimehmeti
Ne konsiderohemi ende me ngjyrë të verdhë, u shpreh Ilir Alimehmeti, pasi i dimë grupet e infektuara dhe mund t'u shkojmë nga pas duke i gjurmuar.

Sipas raportit më të fundit të OBSH-së, deri më tani, janë në ngjyrë të verdhë, pra, ka transmetim të Covid-19 në grupe:

Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Italia
Greqia
Kroacia

Pra, këto vende mund ta parandalojnë përkeqësimin e pandemisë së Covid-19.

Ngjyra e kuqe tregon se situata është jashtë kontrollit, pasi ka transmetim komunitar, nuk dihet nga kush mund të infektohesh dhe në këtë rast, gjurmueshmëria është e pamundur. Këtu renditen:

Kosova
Serbia
Bosnje-Hercegovina

Në këto vende, sipas OBSH-së, situata ka dalë jashtë kontrollit.


Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC