Shëndetësi

pri22019

BPKO, përdorimi i betabllokuesve redukton riskun e riakutizimeve

Përdorimi i betabllokuesve lidhet me risk të reduktuar hospitalizimi për bronkopneumopatinë kronike obstruktive (BPKO), sipas një studimi observues të publikuar në "EClinicalMedicine".

"Disa studime kanë treguar se betabllokuesit lidhen me një përkeqësim të simptomave të rrugëve të ajrit dhe reduktim të funksionalitetit pulmonar te pacientët me BPKO, ndërsa të tjerat kanë treguar se trajtimi me betabllokues redukton riskun e riakutizimeve dhe vdekshmërinë pas infarktit të miokardit te pacientët me BPKO, prandaj lidhja e mundshme ndërmjet këtyre barnave dhe risku për BPKO janë të diskutueshëm", konfirmon Anne Orholm Nielsen (Spitali Universitar i Zelandës, në Danimarkë), autore kryesore e punimit.

"Në studimin tonë, pacientët që kanë përdorur betabllokues kanë treguar një risk më të vogël se 19,7% të shtrimit për BPKO në krahasim me përdoruesit e barnave të tjera antihipertensive gjatë ndjekjes dhe një risk për vdekje për shkak të BPKO-së, 44% më të vogël në krahasim me përdoruesit e çdo bari tjetër antihipertensiv", shton ajo. Duke përdorur të dhënat nga regjistrat danezë, kërkuesit kanë ndjekur 300.000 adultë që kanë marrë betabllokues për më shumë se 6 muaj dhe 1 milion përdorues të barnave të tjera antihipertensive, duke përjashtuar pacientët që kishin pasur një shërim të BPKO-së në spital. Analiza e të dhënave ka treguar se te pacientët që kishin marrë betabllokues norma e shërimit në spital që lidhej me BPKO-në ishte në mënyrë të konsiderueshme më e ulët në krahasim me atë që observohej te pacientët që kishin përdorur barna të tjera antihipertensive (649, në krahasim me 919 raste për 100.000 vite/njerëz).

Por ky përfitim nuk është ndeshur te personat me diabet. "Në tërësi, trajtimi me betabllokues duket se redukton riskun e shtrimit në spital dhe vdekshmërinë për BPCO në krahasim me terapinë me barna të tjera antihipertensive", shpjegojnë autorët, duke përfunduar se: "Rezultatet tona do të na çojnë në mbështetjen e nevojës për të mos hezituar aq shumë sa sot për përshkrimin e betabllokuesve në menaxhimin e hipertensionit te pacientët e prekur nga BPKO-ja, ose në risk për ta zhvilluar atë."


EClinicalMedicine 2019. Doi: 10.1016/j.eclinm.2019.01.004
https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S2589537019300045?via=ihub


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC