Shëndetësi

nën72018

A duhet ta bëjnë gratë shtatzëna vaksinën e gripit? Studimi jep përgjigje.

"Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga pasojat serioze për shkak të virusit të gripit, ashtu si edhe për shtrim në spital. Si rezultat, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shumë agjenci kombëtare shëndetësore rekomandojnë që gratë shtatzëna të vaksinohen për gripin. Edhe pse disa studime mbi gratë shtatzëna sugjerojnë se vaksina e gripit mund të përgjysmojë rrezikun nga gripi (i lehtë deri në mesatarisht i rëndë), deri më sot, asnjë studim nuk e ka shqyrtuar efektivitetin e vaksinës së gripit në aspektin e shtrimeve në spital për grip, të konfirmuar në laborator", tha Mark Thompson-i (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta), autori kryesor i studimit.

Hulumtuesit kanë identifikuar gratë shtatzëna të moshës 18-50 vjeçe, shtatzënitë e të cilave përkojnë me sezonet e gripit lokal në pjesë të ndryshme të botës, nga viti 2010, deri në vitin 2016.

Më tej, ata kanë identifikuar shtrimet në spital për sëmundje respiratore akute ose febrile, në të cilat është parashikuar testimi për praninë e virusit të gripit. Numri i përgjithshëm i grave të studiuara ka qenë 1,030. Rreth gjysma e këtyre u diagnostikuan me pneumoni ose grip (54%). Infeksione të viruseve të gripit A ose B u zbuluan te 598 (58%) nga gratë e shqyrtuara. Në të gjitha qendrat dhe stinët, 13% e grave shtatzëna pozitive ndaj gripit ishin vaksinuar, përkundër 22% të grave shtatzëna që ishin negative për virusin. Efektiviteti i vaksinës në parandalimin e shtrimeve në spital për shkak të gripit ishte 40%, pas përshtatjes sipas elementeve të ndryshme ngatërruese.

"Në periudhën 2010-2016, vaksinat e gripit kanë siguruar mbrojtje të moderuar kundër shtrimeve në spital për grip të konfirmuar nga analizat laboratorike gjatë shtatzënisë dhe kjo mund të jetë e dobishme për të mbështetur programet e vaksinimit kundër gripit matern", kanë përfunduar hulumtuesit.

 

Clin Infect Dis. 2018 Oct 11. doi: 10.1093/cid/ciy737
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30307490


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC