Shëndetësi

maj302018

Dermatologët: Kremrat me filtra nuk janë hajmali! Ju mbrojnë nga dielli, por jo nga tumoret

Kremrat e diellit nuk duhet të kenë aromë, paketimi duhet të jetë i madh, me etiketa qartësisht të lexueshme, kremi duhet të përhapet në intervale të rregullta (40 gramë produkt për çdo orë të ekspozimit në diell), por mbi të gjitha, kremrat nuk janë një hajmali antitumor. Ato e mbrojnë lëkurën nga djegiet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë, por nuk ofrojnë asnjë parandalim kundër tumoreve.

Këtë e thotë Piergiacomo Calzavara Pinton, president i SIDEMAST (Shoqëria Italiane e Dermatologjisë Mjekësore, Kirurgjikale, Estetike dhe e Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme) që së bashku me specialistët kanë përcaktuar identikitin e kremit të diellit vërtet efikas për të parandaluar djegien nga dielli.

"Për të parandaluar dëmtimet e lëkurës, thotë Calzavara Pintoni, duhet të ndiqen kriteret që rrjedhin nga vëzhgimi shkencor. Kremrat nuk janë hajmali. Ato e mbrojnë lëkurën nga djegiet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë, por nuk ofrojnë asnjë parandalim kundër tumoreve.

I vetmi parandalim i vërtetë kundër kancerit është kufizimi i ekspozimit në diell. Siguria se kremi jep një garanci të plotë ndaj rrezeve ultravjollcë është e rreme. Ai duhet të përdoret vetëm për të mbrojtur lëkurën, gjatë aktiviteteve në natyrë. Përndryshe, është më mirë të qëndroni në hije. Kjo siguri e rreme, e kombinuar shpesh edhe me përdorimin jo në mënyrën e duhur, në vitet e fundit ka krijuar një situatë paradoksale: edhe pse njerëzit përdorin gjithnjë e më shumë kremra kundër diellit, kanceret e lëkurës janë në rritje të vazhdueshme".

Për të minimalizuar rreziqet, vazhdon eksperti, duhen përdorur "kremra mbrojtëse të cilësisë së lartë dhe në sasinë e duhur. Kjo do të thotë të zgjidhen produkte rigorozisht pa aromë, të prodhuara nga ndërmarrjet kryesore dhe që përmbajnë filtra të gjeneratës së fundit, me qëndrueshmëri të lartë (mexoryl, tinosorb, uvinul). Mundësisht, në konfeksione të mëdha sepse, për të qenë vërtet efikase, kremrat diellore duhet të shpërndahen në mënyrë uniforme në të gjithë trupin në sasi të bollshme, duke e përsëritur disa herë lyerjen me krem gjatë ditës".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC