Shëndetësi

pri32018

Autizimi diskutohet në Kuvend.
Prof. Dr. Ariel Como: Po shndërrohet në krizë të shëndetit publik.

Në Shqipëri, një në 68 fëmijë lind me çrregullime të spektrit autik. Sipas statistikave zyrtare, 850 fëmijë trajtohen me pagesë invaliditeti në masën 10 mijë lekë. Por, rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve më këto çrregullime nga viti në vit, e ka gjetur shëndetësinë shqiptare të papërgatitur për të ofruar shërbime mbështetëse për rehabilitimin e tyre. Ekspertët thonë se është rritur diagnostikimi, por kjo duhet të pasohet me ndërhyrje me terapi.

"Çdo vit, numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik rritet me 40-50%. Krizë shëndetësore është sepse numri i rasteve të reja është më i madh se i atyre ekzistuese dhe nuk ka burime njerëzore për të ofruar shërbime. Ç'është më rëndësishmja, ndërhyrja duhet bërë në kohë të hershme dhe jo më vonë se dy vjeç", shprehet Prof. Dr. Ariel Como, i cili në Komisionin e Shëndetësisë, përfaqësonte Fakultetin e Mjekësisë, Shërbimin e Psikiatrisë dhe po ashtu, fondacionin "Fëmijët shqiptarë".

Prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik kërkojnë ndihmë nga donatorët që t'i mbështesin financiarisht për t'u bërë të mundur terapinë rehabilituese. Një seancë terapie te psikologët privatë kushton 2 mijë lekë dhe kjo shifër është e papërballueshme prej tyre për sa kohë seancat duhet të jenë intensive, të vazhdueshme dhe për një kohë pa limit.

Por, problem mbetet edhe arsimimi i këtyre fëmijëve me qëllim integrimin e tyre. Ministria e Arsimit ka futur mësuesit mbështetës nëpër klasa të sistemit arsimor parashkollor dhe atij fillor, por kjo është e pamjaftueshme. Fëmijët me çrregullime të spektrit autik përbëjnë 26% të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ata kërkojnë program të veçantë, ndërkohë që mësuesit mbështetës kanë njohuri të përgjithshme për aftësinë e kufizuar.

 

Alma Demiraj


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC