Shëndetësi

nën42014

Tregu farmaceutik: Mungesa të theksuara barnash

 145 barna mungojnë sot në farmacitë e vendit. Ligji i ri i barnave i paplotësuar me aktet nënligjore ka krijuar një situatë kaotike për importuesit e barnave të cilët hasin pengesa dhe vështirësi për riregjistrimin e barnave në AKBPM duke shkaktuar mungesa në furnzimin e tregut me barna. Farmacistët thonë se prej disa javësh po përballen me një  situatë  të vështirë, pasi u duhet t'u kthejnë përgjigje negative pacientëve për disa medikamente që kërkojnë."Në farmacinë time mungon Lopril h 10 mg, Deltacorten, Neoprofen, Bisalax, Utrogestan etj.", shprehet  farmacistja Daniela Tafa. Disa barna janë zëvendësuar me  prodhime të kompanive të tjera, të cilat janë ofruar në treg. Barnat që mungojnë janë të ndryshme në periudha të ndryshme thonë  farmacistët ."Pacientët nuk pranojnë të ndryshojnë   medikamentin edhe në rastin kur  bëhet fjalë për të njëjtën  formulë, por thjesht është prodhim i një tjetër kompanie", shprehet Muazez Maci në farmacinë "Butrinti". Ndërkohë në listën e barnave që mungojnë  përfshihen: Vagilen kapsulë, Eryfluyde, Inkontan, Kenacort, Bisoprolol e shumë barna të tjera  të cilat priten nga dita në ditë të mbërrijnë nëpër farmaci. Presidenti i Shoqatës së Përfaqësive farmaceutike, Roland Xhafaj,  në një intervistë për ''Farmacist33.al'' shprehet se mungesat e barnave në treg vijnë për shkak se:
1)Kompanitë hasin vështirësi për të aplikuar për riregjistrim  dhe variacion në AKBPM. 2)Kërkesat e AKBPM-së janë të pabazuara në shumë raste dhe bëhen pengesë për kompanitë. 3)Miratimi i ligjit të ri ka bërë që AKBPM të aplikojë kërkesa për të cilat kompanitë duan kohë që t'i implementojnë ."Ne i kemi parashtruar ministrit të Shëndetësisë të gjitha shqetësimet tona dhe për hir të së vërtetës  një pjesë e tyre është duke marrë zgjidhje", shprehet Xhafaj .Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vlerësuar  se vonesat e krijuara në AKBPM përsa i përket riregjistrimit të barnave lidhen me kontrollin e imtësishëm që po ushtron ky institucion. Beqaj ka kërkuar kohë deri ne plotësimin e ligjit të ri të barnave me akte nënligjore, detyrim i cili duhet të përmbushet nga ministria që ai drejton deri ne mars te vitit 2015./

Përgatiti: Alma Demiraj

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC