Shëndetësi

tet62014

Tepricë barnash të përshkruara nga pediatrit kur do të mjaftonin vetëm 20

Në 381 barna të përshkruara nga pediatrit, janë të mjaftueshme vetëm 20: këto janë rezultatet e kërkimit të kryer në Institutin Mario Negri në Milano dhe publikuar tashmë në Acta Pediatrica ku janë analizuar parashkrimet e 64 mjekëve pediatër nga Lombardia për një periudhë dy mujore. Antonio Clavenna, një nga autorët shpjegon se "bëhet fjalë për përditësimin e një studimi të mëparshëm, këtë herë kemi përfshirë të gjitha përshkrimet, duke përfshirë edhe OTC me qëllim për të kuptuar se sa prej produkteve që përshkruhen për fëmijët kanë përdorim të përbashkët mes mjekëve pediatër". Rezultoi se në receta u gjetën rreth 381 principe aktive, por vetëm 38 janë ato të përshkruara nga të paktën gjysma e mjekëve pediatër. "90% e barnave" përmbledh Clavenna "është përshkruar nga një numër i kufizuar i profesionistëve, kështu që nuk përdoren nga shumica e mjekëve pediatër të cilët jetojnë në një territor homogjen. Për më tepër, nga këto 38 shumica i përkasin të njëjtës klase dhe me 20 barna mund të plotësohen të gjitha nevojat më të shpeshta mjekësore të fëmijëve. "Farmakologu e lidh këtë situatë me kompanitë e marketingut, "ka barna të shumta me mekanizëm të ngjashëm veprimi në të cilat ndryshimin e bëjnë përbërësit që i japin një shije lulushtrydhe ose çokollatë dhe presioni i informatorëve shkencorë. Por kjo ka një ndikim tek shpenzimet; vlerësimet e bëra në një studim të mëparshëm tregojnë se duke u kufizuar vetëm tek cefalosporinat dhe kortizonikët dhe duke zgjedhur më pak të kushtueshmet e barnave të përshkruara, do të ketë një reduktim prej pothuajse 10% të shpenzimeve farmaceutike. "Shpesh barnat e fundit të futura në treg janë më të popullarizuarat, por presidenti i Shoqërisë Italiane të Pediatrisë (SIP) Giovanni Corsello paralajmëron "në qoftë se nuk është tërësisht i domosdoshëm përshkrimi i barnave të reja, është gjithmonë mirë të përzgjidhen më të testuarat në kohë". Clavenna bie dakord: "ndihet nevoja e një manuali thelbësor i bazuar në prova, me qëllim që të reduktohet bollëku i barnave që përshkruhen dhe të racionalizohet përdorimi i tyre".

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC