Shëndetësi

gus292014

Walgreens trajnon farmacistët për të promovuar zgjedhje të shëndetshme të stilit të jetesës

Zinxhiri i farmacive USA Walgreens planifikon të përzgjedhë disa nga farmacistët e saj për tu ofruar një kurs "trajnimi" drejt ndryshimit, për të qënë më efektivë në promovimin e jetës së shëndetshme, sipas metodës së psikologut B.J Fogg. Iniciativa e cila është pjesë e Balance Rewards të zinxhirit të farmacive, një program shpërblimi lidhur me zgjedhjet e shëndetshme, do të mbahet dhe me mbështetjen e agjentëve të trajnuar dhe të disponueshëm nëpërmjet chat online. Balance Rewards ofron stimuj për pacientët për ti nxitur ata të bëjnë zgjedhje më të mira të tilla si të ndalojnë pirjen e duhanit, ushtrime fizike, mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve kronike. Metodologjia e propozuar nga Fogg thekson bërjen e hapave të thjeshtë, ose adaptimin e mikro-zakoneve të cilat më pas do të çojnë në një mënyrë jetese më të shëndetshme. Farmacistët dhe agjentët e chat online të përzgjedhur për nismën e Walgreens do të përgatiten në mënyrë të tillë që të mund tu shërbejnë pacientëve si trajnerë të mirëqënies. "Farmacistët janë një burim i respektuar dhe me autoritet për këshillim dhe mbështetje dhe mund të ndihmojnë pacientët të njohin arritjet e tyre me objektiva të vogla në rrugën drejt zgjedhjeve të shëndetshme" thotë Fogg. "Ndryshimi i stilit të jetesës nuk është i lehtë" tha presidenti i Walgreens, Kermit Crawford "kështu që është një objektiv i përsosur për një program të drejtuar nga farmacistët të cilët kanë kontakt të shpeshtë me pacientët e tyre". Për shembull mbështetja e farmacistit do të jetë e dobishme "për ti shpjeguar pacientëve rrugën e ndërprerjes së pirjes së duhanit, duke përfshirë edhe përcaktimin e një date për fillimin, përdorimin optimal të barnave OTC dhe atyre me recetë, si dhe përdorimin e mjeteve të tjera të mbështetjes" përfundoi drejtori mjekësor i Walgreens Harry Leider.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC