Mirëqenie

tet212022

Njerëzit që flenë më pak se pesë orë në natë janë më të rrezikuar për sëmundje kronike

Te njerëzit e moshës 50-70 vjeç, fjetja më pak se 5 orë në natë rrit rrezikun për zhvillimin e të paktën dy sëmundjeve kronike, sipas një studimi të botuar në PLOS Medicine.

"Multimorbiditeti është në rritje në vendet me të ardhura të larta dhe ka rezultuar të jetë një sfidë e madhe për shëndetin publik", thotë autorja kryesore e studimit Severine Sabia nga Universiteti Paris Cité në Paris.

"Ndërsa njerëzit rriten, modelet dhe zakonet e tyre të gjumit ndryshojnë. Megjithatë, këshillohet që të flini 7-8 orë në natë, pasi kohëzgjatja më e gjatë ose më e shkurtër e gjumit shoqërohet me rrezik për zhvillimin e sëmundje kronike", vijon ekspertja.

Për të vlerësuar nëse multimorbiditeti ndikohet edhe nga orët e pushimit, studiuesit analizuan ndikimin e kohëzgjatjes së gjumit në shëndetin e më shumë se 7000 burrave dhe grave të moshës 50-70 vjeç për një periudhë 25 vjeçare.

Njerëzit që raportuan se flinin 5 orë ose më pak deri në moshën 50 vjeç kishin 20% më shumë mundësi të diagnostikoheshin me sëmundje kronike dhe 40% më shumë mundësi të diagnostikoheshin me dy ose më shumë sëmundje kronike për një periudhë prej 25 vjetësh, krahasuar me njerëzit që flinin deri në 7 orë gjumë.
Për më tepër, gjumi për 5 orë ose më pak në moshën 50, 60 dhe 70 vjeç lidhet me një rritje prej 30-40% të rrezikut të multimorbiditetit në krahasim me njerëzit që flinin deri në 7 orë.

Gjatë ndjekjes 25-vjeçare, studiuesit zbuluan gjithashtu se nëse kohëzgjatja e gjumit në moshën 50-vjeçare ishte 5 orë ose më pak, rreziku i vdekjes rritej me 25%, ndoshta për shkak se sa më e shkurtër të jetë kohëzgjatja e gjumit, aq më i lartë është rreziku për sëmundje kronike, të cilat nga ana tjetër shtojnë rrezikun e vdekjes.

Studiuesit vlerësuan gjithashtu nëse gjumi që zgjaste për një periudhë prej 9 orësh ose më shumë, kishte ose jo ndikim në rezultatet shëndetësore. Në këtë rast, nuk rezultoi asnjë lidhje e qartë midis gjumit afatgjatë dhe multimorbiditetit te njerëzit e shëndetshëm.

Megjithatë, nëse një pjesëmarrës i studimit ishte diagnostikuar më parë me një sëmundje kronike, fjetja për një kohë të gjatë shoqërohej me një rritje afërsisht 35% të zhvillimit të një sëmundjeje tjetër, ndoshta për shkak të kushteve themelore shëndetësore që ndikojnë drejtpërdrejt te gjumi.

 

PLOS Medicine 2022. Doi: 10.1371/journal.pmed.1004109
http://doi.org/10.1371/journal.pmed.1004109


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC