Fitoterapi

jan312022

Covid-19. Bimët medicinale që mbështesin trajtimin

Një studim ka nxjerrë në pah mundësinë që barnat me bazë bimët mjekësore të përdoren në aspekte të ndryshme në parandalimin dhe trajtimin e Covid-19.

 

Kërkimet mbi shërimin përmes asaj që prodhon natyra, është një histori e vjetër sa njerëzimi. OBSH-ja ka vlerësuar se 3.5 deri në 4 miliardë njerëz mbështeten në barnat me bazë bimore në kujdesin parësor. Bimët mjekësore, fitokomplekset dhe produktet natyrore përfaqësojnë një burim të pasur dhe të provuar për zbulimin e barnave të reja; Duke marrë parasysh disponueshmërinë dhe aksesueshmërinë e tyre, bimët mjekësore mund ta përshpejtojnë këtë zbulim, duke përfaqësuar kështu një mundësi edhe për menaxhimin e COVID-19. Një qasje racionale dhe shkencore ndaj mjekësisë bimore dhe barnave tradicionale mund të ndihmojë në gjetjen e produkteve natyrale që ndikojnë në virus. Sidoqoftë, është e nevojshme të përdoret një qasje shkencore dhe të merren parasysh rreziqet/përfitimet që lidhen me produktet natyrore. Produktet natyrore mund të ofrojnë ndihmë parandaluese dhe terapeutike në përpjekjen për të kapërcyer pandeminë. Një rishikim i kohëve të fundit u përpoq të nënvizonte potencialin në zbulimin e barnave që kanë në bazë bimët medicinale, bazuar në aspekte të ndryshme të parandalimit dhe trajtimit të COVID-19.

 

Bimët medicinale të dobishme në trajtimin e COVID-19

Mekanizmat parandalues që mund të merren parasysh, përfshijnë rritjen e përgjigjes imune, bllokimin e lidhjes së virusit dhe hyrjen në fazën pas ekspozimit. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se bima Withania somnifera (L.) Dunal mund të jetë e dobishme në parandalim, pasi përbërësit e saj aktivë (withaferina-A, withanone dhe esteri fenetil i acidit kafeik) pengojnë një nga proteazat qelizore të përfshira në përpunimin e proteinës spike (S) të COV-2, e nevojshme për hyrjen e virusit në qelizë. Edhe propolisi është i dobishëm për parandalimin, pasi falë acidit kafeik dhe esterit fenetilik të acidit kafeik, shkakton uljen dhe frenimin e PAK1, kinazës kryesore "patogjene", aktivizimi jonormal i së cilës shkakton një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh, duke përfshirë ato që lidhen me Covid-19; Propolisi mund të ketë gjithashtu një efekt frenues të ACE-s falë pranisë së substancave të tilla, si: myricetin, fenetil ester i acidit kafeik, hesperetin, pinocembrin dhe kaempferol.
Tanacetum parthenium (L.), nga ana tjetër, duket e dobishme për trajtimin e COVID-19 pasi është në gjendje të frenojë shprehjen e IL-1, IL-2, IL-6, IL-8 dhe TNF-α. Duke marrë parasysh kontributin e rëndësishëm të IL-6 në rezultatet negative klinike dhe në fatalitet, parthenolidi mund të jetë një kandidat i mundshëm. Ammoides verticillata (Desf.) Briq dhe Nigella sativa L. duken të dobishme si në mjekim, ashtu edhe në kurim; komponenti kryesor i së parës, izotimoli, është një frenues funksional i aktivitetit ACE2, siç është dithymoquinone, një përbërës aktiv në N. sativa L. Shembuj përbërjesh fitokimike që mund të jenë efektive, përfshijnë aloinën dhe terpenet si antiseptikë; izotimoli, ditimokinoni dhe glicirrizina si frenues të lidhjes dhe hyrjes së virusit; glicyrhizina dhe berberina si shtypëse të replikimit; ginsenoside Rg1 dhe parthenolide si imunomodulues dhe eriocitrina, rhoifolina, hesperidina, naringina, rutina dhe veronikastroside si antikomplementë. Natyra përmban një pafundësi substancash ende për t'u zbuluar. Shumë nga substancat e njohura duhet ende të hetohen tërësisht, kështu që shpresohen studime të reja dhe të avancuara në këtë moment historik delikat.

 

Burimet
J Evid Based Integr Med. 2022;27:2515690X211053641. doi:10.1177/2515690X211053641


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC