Fitoterapi

shk222021

Kremi galenik me melatoninë, për mbrojtjen e lëkurës nga dielli

Melatonina është e njohur për përdorimin e saj kundër çrregullimit jet-lag (çrregullim i përkohshëm i gjumit, pas udhëtimit me avion në zona të ndryshme kohore) dhe për të rregulluar gjumin, por studimet e fundit sugjerojnë edhe përdorimin lokal për të pakësuar dëmtimin nga rrezatimi diellor.

 

Më shumë për melatoninën

Melatonina është një hormon epifizar, i famshëm për përdorimin në çrregullimin jet-lag dhe për të rregulluar gjumin, por ky nuk është aspekti i vetëm për të cilin mund të jetë me vlerë marrja në udhëtime e përgatitjeve me bazë melatoninën: studimet e fundit, në fakt, sugjerojnë përdorimin e tyre për të reduktuar dëmet nga rrezatimi diellor. Dëmtimi i lëkurës i shkaktuar nga rrezet UV është një problem gjithnjë i pranishëm, pasi dëmtimi i përsëritur, me kalimin e kohës mund të rrisë incidencën për melanoma të lëkurës. Mekanizmi etiologjik që qëndron në bazë të kësaj është prodhimi i ROS-it (specie reaktive të oksigjenit) dhe melatonina, në këtë moment, mund të jetë e dobishme si një antioksidant i njohur.

 

Veprim antioksidant kundër radikaleve të lira

Ky efekt është qoftë i drejtpërdrejtë (pastrues i radikaleve të lira), qoftë jo i drejtpërdrejtë (stimulon prodhimin e enzimave antioksiduese). Përveç kësaj, duket se ka një efekt stabilizues në ADN, duke parandaluar dëmtimin nga ROS-i. Ky efekt është i varur nga doza dhe nga koha. Melatonina duhet aplikuar në një përqendrim prej të paktën 12.5% (Scheuer et al.): Në fakt, përqendrime më të ulëta (0.5% -2.5%) nuk kanë qenë në gjendje të pakësojnë eritemën nga ekspozimi në rrezet e diellit për një orë, në orët më të nxehta (13-14). Për të qenë efektiv, duhet të zbatohet rreth 15 minuta para ekspozimit në diell. Ky interval kohor lejon që melatonina të depërtojë në shtresën e kornemës dhe të arrijë në qelizat e lëkurës në kohë për të ushtruar veprimin mbrojtës. Nëse aplikohet shumë herët (240 minuta para), ose shumë vonë (1 minutë para), efekti nuk është po aq i mirë.

Nëse është aplikuar në të gjithë trupin në një dozë prej 12.5%, nuk ka patur efekte anësore të veçanta, në veçanti nuk kishte ndryshime në ritmin gjumë-zgjim, ose në humbjen e përqendrimit. Ende nuk ka studime të kryera në një shkallë të gjerë dhe për një kohë të gjatë, që janë në gjendje të vlerësojnë me më shumë siguri efektin e kësaj molekule për parandalimin e dëmtimit UV. Sidoqoftë, sigurohuni që ekspozimi ndaj rrezeve të diellit të kryhet në orët më të freskëta, gjithmonë duke përdorur kremin e duhur mbrojtës dhe mbrojtje fizike.

 

Shembull formulimi

Materialet: peshore, shpatull, piastër për krem (ose havan), provëz, shufër qelqi
Melatoninë 12,5g;
Alkool 25g;
Krem bazë, sa të jetë i nevojshëm në 100 g.

Treteni melatoninën në 10 g alkool etilik dhe pastaj përziejeni me progresion gjeometrik, në krem. Për të ulur përmbajtjen alkoolike, melatonina mund të tretet në fazën vajore të kremit, ose mund të përdoren bashkëtretës të përshtatshëm.


Luca Guizzon, ekspert në fitoterapi

Burimet:
Dan Med J. 2017 Jun;64(6): B5358.
Photodermatol Photoimmunol Photomed. 2014 Aug;30(4):180-8.
Biol Signals Recept. Jan-Apr 1999;8(1-2):132-5.
J Dermatol Sci. 2016 Nov;84(2):178-185.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC