Farmaci

shk222024

Paxlovidi. Rreziqet e efekteve anësore me marrjen e imunosupresorëve

Marrja e Paxlovidit (kombinim i nirmatrelvirit me ritonavirin), i miratuar për trajtimin e rasteve me Covid-19 me rrezik për përparim të sëmundjes, nga pacientët që trajtohen me imunosupresorë, mund të shkaktojë efekte anësore të rënda dhe potencialisht fatale. Këtë ua kujton operatorëve Komiteti i Sigurisë në EMA (PRAC), duke theksuar se bëhet fjalë për disa imunosupresorë që kanë një dritare terapeutike të kufizuar (ndryshime të vogla në dozim mund të shkaktojnë efekte anësore të rënda), për shkak të ndërveprimeve farmakologjike që reduktojnë aftësinë e organizmit për të eliminuar këto barna.

Nëpërmjet një publikimi, AIFA thekson se bëhet fjalë për imunosupresorë inhibitorë të kalcineurinës (tacrolimus, ciclosporin) dhe inhibitorë të mTOR (everolimus, sirolimus), të cilët reduktojnë veprimin e sistemit imunitar. Ata përdoren për të trajtuar disa sëmundje autoimune, ose për të parandaluar refuzimin e organeve të transplantuara nga ana e organizmit. Paxlovidi "duhet të administrohet me tacrolimus, ciclosporin, everolimus ose sirolimus vetëm nëse bëhet i mundur monitorimi i kujdesshëm dhe i rregullt i niveleve të tyre hematike, për të reduktuar rrezikun e ndërveprimeve farmakologjike që mund të shkaktojnë efekte të rënda anësore". Pra, operatorëve shëndetësorë iu kërkohet të konsultohen me një grup shumëdisiplinor specialistësh për të menaxhuar kompleksitetin e administrimit të njëkohshëm të këtyre barnave.

Paxlovidi nuk duhet të administrohet në kombinim me barna, eliminimi i të cilave nga organizmi varet nga një sërë enzimash hepatike (proteina), të njohura si CYP3A dhe që kanë edhe një interval të kufizuar, në të cilin dozimi është i sigurt. Kjo përfshin edhe imunosupresorë e quajtur voklosporinë. Prandaj, "përpara se të fillojnë trajtimin me Paxlovid, operatorët shëndetësorë duhet t'i vlerësojnë me kujdes përfitimet e mundshme të trajtimit me Paxlovid, krahasuar me rreziqet e efekteve anësore të rënda në rast administrimi së bashku me imunosupresorët".

Udhëzimet e PRAC rezultojnë nga ekzaminimi i të gjitha provave të mundshme, duke përfshirë edhe referimet për efekte anësore të rënda, disa prej të cilave edhe fatale, që shkaktohen nga ndërveprimet farmakologjike të Paxlovidit me këta imunosupresantë.
Me raste, nivelet hematike të këtyre imunosupresorëve shtohen me shpejtësi deri në nivele toksike, duke shkaktuar gjendje potencialisht vdekjeprurëse.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC