Farmaci

kor202023

Pilulat kontraceptive estroprogestinike shtojnë rrezikun për depresion

Jo vetëm që kontraceptivët oralë rrisin rrezikun për zhvillimin e depresionit te gratë që i marrin, krahasuar me ato që nuk i marrin, por në 2 vitet e para të përdorimit ky rrezik është 73% më i lartë. Dhe jo vetëm kaq, nëse merren që në adoleshencë ata mund të rrisin shanset për të zhvilluar depresion më vonë në jetë.

Këtë ka deklaruar Therese Johansson nga Universiteti Uppsala në Suedi, autorja e kryesore e një studimi të botuar në "Epidemiology and Psychiatric Sciences", i cili mblodhi të dhëna për përdorimin e pilulave kontraceptive, nisjen e simptomave të para dhe kohën e diagnostikimit të depresionit. Kontraceptivët e studiuar ishin estroprogestinikë oralë: progestogjeni parandalon ovulimin dhe trash mukusin cervikal për të parandaluar hyrjen e spermatozoidëve në mitër, estrogjeni hollon mbështjellësin e mitrës për të parandaluar implantimin e një veze të fekonduar. "Gjetjet tona përputhen me marrëdhënien shkakësore midis kontraceptivëve oralë dhe depresionit. Mjekët dhe pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik të mundshëm kur marrin në konsideratë përshkrimin e kontraceptivëve oralë, duke vlerësuar në mënyrë individuale marrëdhënien midis rreziqeve dhe përfitimeve", thotë studiuesja, duke shpjeguar se hipoteza sipas së cilës pilulat kontraceptive mund të kenë efekte negative në shëndetin mendor duke çuar deri në depresion ka qenë e diskutuar prej kohësh, pavarësisht se tabloja që është shfaqur nga ky studim është plotësisht e qartë.

"Ky studim është një nga më të mëdhenjtë të kryer deri më sot, i cili ka ndjekur më shumë se çerek milioni gra nga lindja deri në menopauzë, pjesëmarrëse në Biobank në Britani", thonë autorët, duke specifikuar se gratë që filluan të përdorin pilula kontraceptive që në adoleshencë kishin një incidencë 130% më të lartë të simptomave të depresionit, ndërsa rritja përkatëse midis përdorueseve të rritura ishte 92%. Gjetjet që kërkojnë ndërgjegjësim më të madh nga mjekët për lidhjet e mundshme midis depresionit dhe kontraceptivëve.

"Nga ky studim, i cili shqyrtoi vetëm kontraceptivët e kombinuar nuk mund të nxirren përfundime për opsione të tjera si minipilula, arna kontraceptive, mbështjellës hormonalë, unaza vaginale ose shkopinj kontraceptiv, të cilët do të shqyrtohen në studimet e ardhshme," përfundon Johansson.

 

Epidemiology and Psychiatric Sciences 2023. Doi: 10.1017/S2045796023000525
https://doi.org/10.1017/S2045796023000525


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC