Farmaci

kor112022

Apendiciti akut. Antibiotikët ambulatorë efektivë dhe të sigurt

Sipas një studimi të publikuar ne JAMA Network Open, në rastet e apendicitit akut, përshkrimi i antibiotikëve ambulatorë është i sigurt te të rriturit e përzgjedhur, pa rrezik më të madh për komplikime ose apendektomi në krahasim me trajtimin spitalor.

Studimi është një analizë dytësore e studimit CODA, një studim grupi i cili përfshiu 776 të rritur me apendicit të trajtuar me antibiotikë në 25 spitale të SHBA-së në periudhën 1 maj 2016-28 shkurt 2020. "Rreth gjysma e pjesëmarrësve të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë antibiotikë u trajtuan në baza ambulatore dhe dolën nga spitali brenda 24 orëve", tha bashkautori David Talan (Departamenti i Mjekësisë Emergjente, Qendra mjekësore Ronald Reagan UCLA në Los Anxhelos, Kaliforni), duke shtuar se nëse menaxhimi ambulator është i sigurt, mund të zvogëlojë si shqetësimin e pacientit, ashtu edhe kostot e kujdesit shëndetësor. Prandaj shtrohet pyetja: A është i sigurt menaxhimi ambulator me dalje nga spitali brenda 24 orëve te të rriturit që ndjekin në terapi antibiotike për apendicitin akut? Për t'iu përgjigjur, studiuesit vlerësuan prognozën e pjesëmarrësve në CODA-s të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë antibiotikë intravenozë, të cilët më pas u larguan nga urgjenca në bazë të kritereve të paracaktuara si hemodinamika e qëndrueshme, apiraksia, administrimi oral i toleruar, kontrolli i mirë i dhimbjes dhe një monitorim i planifikuar. Menaxhimi ambulator dhe shtrimi në spital u përcaktuan si dalje brenda ose pas 24 orëve, përkatësisht.

"Pas 7 ditëve terapi, 9,9% e pacientëve ambulatorë dhe 14,1% e pacientëve të shtruar në spital u trajtuan me apendektomi, një ndryshim jo domethënës. Pas 30 ditëve, apendektomia u krye te 12.6% e grupit të pacientëve ambulatorë dhe në 19% të pacientëve të hospitalizuar. Për më tepër, pacientët ambulatorë humbën më pak ditë pune (2.6 ditë) krahasuar me pacientët e hospitalizuar (3.8 ditë) me një frekuencë të krahasueshme të kontrolleve mjekësore, por rezultate më të larta të kënaqësisë dhe cilësisë së jetesës. "Në rastin e apendicitit akut, përshkrimi ambulator i antibiotikëve duhet të përfshihet në diskutimet e përbashkëta të vendimmarrjes mbi preferencat e pacientëve", përfundon Talan.

 

JAMA Network Open
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2793803


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC