Farmaci

dhj182019

Karcinoma prostatike e përhapur në kocka. Efikasiteti i pembrolizumabit

Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Oncology", pembrolizumabi si monoterapi, ka shfaqur një veprim antitumoral me profil sigurie të pranueshme në një nëngrup pacientësh me karcinomë prostatike metastatike rezistente ndaj kastrimit (mCRPC) e matshme me Recist, mbizotëruese në kocka dhe e trajtuar më parë me docetaxel e terapi endokrine të synuar.
"Pembrolizumabi ka shfaqur në të shkuarën aktivitet antitumoral kundër mCRPC PD-L1 pozitiv dhe sot i kemi vlerësuar aktivitetin antitumoral dhe sigurinë në tre kohorte paralele të një popullsie më të gjerë, mCRPC", shpjegon Emmanuel Antonarakis (Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit "Johns Hopkins Sidney Kimmel", në Baltimorë), autor kryesor i studimit.

Kërkuesit kanë studiuar tre kohorte pacientësh, në një numër të përgjithshëm prej 258 vetësh, me mCRPC, të trajtuar me docetaxel dhe një ose më shumë terapi endokrine të synuara. Dy kohorte kanë përfshirë pacientë me sëmundjen PD-L1 pozitive (kohortja 1, 133 pacientë) dhe PD-L1 negative (kohortja 2, 66 pacientë) të matshme me Recist, ndërkohë që kohortja e tretë ka përfshirë pacientë me sëmundje mbizotëruese të kockave, pavarësisht nga shprehja e PD-L1 (59 pacientë). Të gjithë pacientët kanë marrë një dozë prej 200 mg pembrolizumab çdo tre javë, në një numër maksimal prej 35 ciklesh. Rezultati primar ishte norma e përgjigjes objektive, e vlerësuar përmes Recist. Rezultatet dytësore përfshinin normën e kontrollit të sëmundjes, kohëzgjatjen e përgjigjes, mbijetesën e përgjithshme dhe sigurinë.

Kështu, analiza e të dhënave, ka treguar se norma e përgjigjes objektive ka qenë 5% në kohorten 1 dhe 3% në kohorten 2. Norma e kontrollit të sëmundjes ka qenë 10%, 9% dhe 22% në kohorten 1, 2, e 3, respektivisht. Mbijetesa e përgjithshme mesatare ka qenë 9,5 muaj në kohorten 1, 7, 9 muaj në kohorten 2 dhe 14,1 muaj në kohorten 3. Te 60% e pacientëve janë verifikuar ngjarje të kundërta të lidhura me trajtimin, me rëndesë të vlerësuar nga 3 në 5 te 15% e rasteve dhe që kanë shkaktuar ndërprerjen e trajtimit në 5% të individëve.
"Përgjigjet e vëzhguara duket se janë të qëndrueshme dhe vlerësimet e mbijetesës së përgjithshme, janë inkurajuese", përfundojnë autorët.

 

J Clin Oncol. 2019. Doi: 10.1200/JCO.19.01638
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31774688


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC