Farmaci

qer112019

Epilepsia. Aprovohet i pari spraj nazal, për trajtimin e shpëtimit në krizat e përqendruara

Spraji nazal midazolam është miratuar për trajtimin akut të episodeve të përhershme dhe stereotipe të aktivitetit të shpeshtë konvulsiv (kriza të përqendruara dhe akute, përsëritëse), të ndryshme nga modelet e zakonshme të krizave epileptike, te pacientët me epilepsi, duke filluar nga mosha 12-vjeçare. Kjo është forma e parë dhe e vetme farmaceutike nazale për trajtimin e epilepsisë së përqendruar, e aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA).
Bari është një trajtim monodozë, i tregtuar me emrin Nayzilam nga UCB, që pacientët mund ta marrin me vete dhe që mund të administrohet edhe nga ata që nuk janë profesionistë të kujdesit shëndetësor.

Trajtimi i shpëtimit është vendimtar, pasi nëse nuk trajtohen krizat e përqendruara, nga të cilat vuajnë mbi 150,000 njerëz me epilepsi në Shtetet e Bashkuara, shtohet rreziku i dëmtimit fizik, neurologjik, i konvulsioneve të zgjatura dhe gjendjes epileptike. Efektiviteti i barit u përcaktua falë një studimi të fazës 2. Në fazën e parë (faza test-dozë) u vlerësua toleranca: 292 pacientë morën dy doza 5 mg të barit me largësi prej 10 minutash dhe në mungesë të krizës epileptike.
Në fazën e dytë (faza krahasuese), 201 pacientë u trajtuan në klinikë pas një krize epileptike ose me një dozë spraji nazal midazolam (134 vetë) apo placebo (67 vetë). Krahasuar me pacientët e trajtuar me placebo, një përqindje më e lartë e atyre që u trajtuan me barin, ka arritur suksesin e trajtimit: ndërprerjen e krizës epileptike brenda 10 minutave (70.1% kundrejt 80.6% respektivisht) dhe mungesën e një krize tjetër 10 minuta deri në 6 orë më pas (37.3% kundrejt 58.2%). Për më tepër, 37.3% e pacientëve të trajtuar me midazolam, kanë patur një krizë epileptike brenda 24 orësh pas trajtimit, krahasuar me 46.3% të atyre që u trajtuan me placebo.

Steven Chung, drejtor i programit të epilepsisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit "Banner", në SHBA, thotë se, "si neurolog i specializuar në epilepsi, trajtimi i krizave të përqendruara është tani një pengesë sfiduese për shumë pacientë. Disponueshmëria e sprajit nazal midazolam ka potencial për të përmirësuar jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre, duke ofruar një mundësi tjetër për trajtimin e shpëtimit".


UCB Press Release
https://www.ucb-usa.com/stories-media/UCB-U-S-News/detail/article/UCB-announces-NAYZILAM%C2%AE-midazolam-nasal-spray-now-approved-by-FDA-to-treat-intermittent-stereotypic-episodes-of-frequent-seizure-activity-in-people-living-with-epilepsy-in-the-U-S


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC