Farmaci

pri122019

Disforia gjinore. AIFA këshillon triptorelinë jashtë etikete për vonim të pubertetit

Edhe nëse përdoret jashtë indikacioneve (off-label), te fëmijët me disfori gjinore, triptorelina konsiderohet e sigurt. Kështu, Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) gjatë seancës dëgjimore në Komisionin Shëndetësor të Senatit, në lidhje me medikamentin që i jep mundësi një fëmije djalë apo vajzë, që nuk ndihet se i përket gjinisë së përcaktuar nga kromozomet e veta, të pezullojë për disa muaj mbërritjen e pubertetit.

Disforia gjinore ka prekur rreth nëntëdhjetë të rinj në Itali. Për të zbutur ndikimin psikologjik që ka për ta zhvillimi i karakteristikave seksuale, si mjekra, gjiri dhe cikli, i është ndezur drita e gjelbër (plot me polemika) tritptorelinës për përdorim jashtë etikete, ose jashtë indikacioneve për të cilat është regjistruar.

Ky bar bllokon sekretimin e hormoneve seksuale (testosteronit dhe estrogjenit) dhe tashmë është përdorur për vite me radhë për sëmundje të ndryshme. "Duke ndjekur disa shënime të shoqërive shkencore që janë kundër rimbursimit të barit për indikacionin e disforisë gjinore, AIFA ka bërë një zbulim të mëtejshëm në literaturën shkencore", për të "konfirmuar sot profilin përfitim/rrezik të favorshëm që është shfaqur tashmë në fazat e ndryshme të vlerësimit të mëparshëm", ka shpjeguar Sandra Petraglia, drejtoreshë në Kërkim dhe Eksperimentim Klinik në AIFA.

Shqyrtimi "nuk solli elemente të reja të rëndësishme në lidhje me ato të vlerësuara gjatë vitit 2018". Për më tepër, analiza e sinjalizimeve "nuk zbuloi asnjë rast të efekteve negative të lidhura me përdorimin e triptorelinës në popullatën pediatrike, gjithashtu duke iu referuar indikimeve të mundshme jashtë etiketës.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC