Farmaci

sht242018

FDA-ja aprovon imunoglobulinën, për përdorim pas ekspozimit ndaj hepatitit A dhe fruthit

FDA-ja ka aprovuar një formulim të ri të imunoglobulinës humane GamaSTAN, të hedhur në treg nga Grifols, për profilaksinë pas ekspozimit ndaj virusit të hepatitit A (HAV) dhe për parandalimin ose modifikimin e kursit të fruthit tek individët që dyshohet se janë ekspozuar ndaj virusit prej më pak se 6 ditësh. Formulimi i ri është prodhuar duke përdorur procesin caprylate-chromatography dhe GamaSTAN është e vetmja imunoglobulinë e disponueshme në SHBA për mbrojtjen kundër fruthit dhe HAV, pas ekspozimit, sipas asaj çka konfirmohet në një deklaratë për shtyp.

GamaSTAN-i paraqitet si një preparat për injeksion intramuskular në flakone me dy dozime (10 mL e 2 mL). Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) i rekomandojnë imunoglobulinat si një profilaksi pas ekspozimit ndaj HAV për njerëzit me imunitet të kompromentuar me moshë deri në një vjeç, ose më shumë se 40 vjeç, ose që kanë neoplazi ose sëmundje kronike të mëlçisë dhe të veshkave.

"Megjithëse vaksinimi mund të jetë një opsion i vlefshëm për profilaksinë pas ekspozimit ndaj hepatitit A dhe fruthit, mund të jenë të nevojshme shumë javë për ndërtimin e antitrupave të nevojshëm për të luftuar këto viruse nga ana e sistemit imunitar. Imunoglobulinat si GamaStani, janë një mundësi e çmuar për trajtim, prej shumë dekadash, sepse ofrojnë mbrojtje të menjëhershme dhe të shpejtë, me antitrupa që luftojnë infeksionet", konfirmon Stephen Scholand (Qendra Mjekësore e Meridenit, në Konektikat).

GamaSTAN-i është aprovuar gjithashtu për profilaksinë pas ekspozimit ndaj varicelës dhe rubeolës. Nuk është indikuar ama për profilaksinë ose trajtimin rutinë të hepatitit B, rubeolës, poliomelitit, parotitit, varicelës. GamaSTAN-i është i kundëindikuar te pacientët që kanë paraqitur reaksione mbindjeshmërie anafilaktike apo reaksione sistemike të rënda ndaj imunoglobulinave njerëzore te pacientët me mungesë të IgA-së, me antitrupa anti IgA dhe histori hipersensibiliteti.

Nuk duhet harruar se me produktet me bazë imunoglobuline, mes të cilave GamaSTAN-i, mund të verifikohen tromboza, në veçanti te të moshuarit, te njerëzit që nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë, në kushtet e hiperkoagulimit, me një historik të trombozave venoze apo arteriale, katetera qendrorë të vazhdueshëm, hiperviskozitet apo faktorë të rrezikut kardiovaskular, ashtu si edhe ata që përdorin estrogjene.

 

Grifols - News
https://www.grifols.com/en/web/international/view-news/-/new/fda-approves-grifols-new-gamastan-immune-globulin-human-to-treat-patients-exposed-to-hepatitis-a-and-measles#


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC