Farmaci

jan52018

Imunoterapia me barishte, efikase në reduktimin e rinitit dhe të astmës

Një studim i publikuar në "Expert Review of Clinical Immunology" tregon se trajtimi nëpërmjet imunoterapisë, me tableta nën gjuhë që përmbajnë alergene të pesë barishteve, ose të një barishteje të vetme, ngadalëson përparimin e rinitit alergjik, redukton rrezikun për raste të reja të astmës në popullsinë jo astmatike dhe zbut ecurinë e saj në popullsinë astmatike.
"Kemi vlerësuar efikasitetin në terma afatgjatë të imunoterapisë me tableta nën gjuhë (SLIT) dy llojesh, për të vlerësuar ndikimin e saj mbi rinitin alergjik dhe mbi nisjen apo përparimin e astmës alergjike", konfirmon Philippe Devillier, Universiteti i Versajës në Francë, autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë analizuar një bazë të dhënash me përshkrime të këtyre tabletave në Gjermani dhe kanë veçuar pacientët me rinit alergjik, të trajtuar me tabletat SLIT me alergenë nga pesë lloje bimësh, si dhe me alergenë të një bime të vetme (1.466/1.385). Ata i kanë krahasuar përshkrimet e barnave që u janë dhënë atyre për patologjitë e frymëmarrjes me ato të pacientëve që nuk e përdornin imunoterapinë alergjike (jo-AIT, 71.275). Gjatë kohës së vëzhgimit (deri në 6 vjet), numri mesatar i përshkrimit të barnave për rinitin, rezultonte dukshëm më i ulët në të dyja grupet që kishin marrë tableta SPLIT, krahasuar me grupin jo-AIT.
Përqindja e pacientëve me prekje rishtas nga astma ishte 8,8%, 10,3% e 11,6%, respektivisht, në grupin SPLIT me alergenë të pesë bimëve, SPLIT me alergenë një bime dhe në grupin jo-AIT. Që të dyja grupeve me tabletat SLIT u ishte përshkruar një numër më i vogël barnash për astmën, krahasuar me kontrollet në grupin jo-AIT (-20,2% SPLIT me pesë alegenë, përkundër -16,4% SPLIT me një alergen).
"Riniti alergjik është shqetësimi më i zakonshëm alergjik i popullsisë së përgjithshme", nënvizon Cristoforo Incorvaia, specialist alergolog. "Terapia, për shumë kohë, ka qenë vetëm me injeksion, por ajo pasohej nga problemi i reaksioneve të ndryshme që rrallëherë mund të ishin të rënda. Për këtë arsye ka lindur, në vitet '80-'90, terapia SLIT: në vend që të injektohet, alergeni mbahet për disa minuta nën gjuhë dhe pastaj gëlltitet. Progresi tjetër i madh ka qenë ai i zhvillimit të imunoterapive të bazuara në një përzierje barërash, që kanë qenë më efikase sesa ato të bazuara në alergenet e një lloji të vetëm: Kjo shkon njësh me faktin që, kur bëhet alergjik, një subjekt i caktuar bëhet i ndjeshëm ndaj një numri të madh alergenesh të disa lloje barishtesh dhe jo vetëm për ato të një lloj barishteje të vetme"...

Expert Review of Clinical Immunology 2017. 10.1080/1744666X.2017.1398082 http://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/1744666X.2017.1398082


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC