Farmaci

nën102017

Zinxhiri i farmacive në SHBA i përgjigjet Amazon: Gati për të dorëzuar barna brenda 24 h

Zinxhiri i farmacive Cvs Health Corp në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar synimin për të filluar në 2018 dorëzimin nga pikat e tyre të shitjes të porosive online brenda 24 orëve në të gjithë territorin, me objektivin për të "sjellë farmacinë në shtëpinë e pacientit. Kështu është shprehur administratori i deleguar i Cvs, Larry Merlo në një intervistë me analistët, të cilët e kanë konsideruar menjëherë lëvizjen e Cvs si një përgjigje ndaj njoftimit të Amazon për t'u  përfshirë në tregun e barnave me përshkrim mjekësor. Por nëse analistët flasin për një veprim të përshpejtuar mbrojtjeje, grupi farmaceutik bën të ditur se është shumë i predispozuar për të operuar me Amazon dhe se nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë e një bashkëpunimi.
Sipas komenteve të analistit të GlobalData Retail, Neil Saudners, të publikuara në "Reuteurs", CVS shqetësohet edhe për perspektivat e ardhshme të Amazon. Kjo mund të jetë një strategji mbrojtëse vetëm për t'u siguruar që Cvs të jetë në gjendje t'i përgjigjet kur ky projekt të fillojë të zbatohet".
Sipas zërave Cvs po lëviz edhe në fronte të tjera duke nisur një dialog me Aetna Inc, kompani sigurimesh shëndetësore së cilës, thuhet, se i ka ofruar më shumë se 66 miliardë dollarë për ta blerë, sipas një marrëveshjeje që do t'i lejonte zinxhirit të farmacive që të kishte një ndikim më të madh në negocimin e çmimeve me prodhuesit e barnave.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC