Farmaci

tet132017

Cerma me fillim të hershëm, trajtimi me febuxostat redukton riskun e rishfaqjes

Sipas përfundimeve të një studimi të publikuar revistën në Arthritis & Rheumatology, febuxostat jo vetëm që lehtëson simptomat te të rriturit me cermë me fillim të hershëm, por redukton edhe sinovitin dhe inflamacionin artikular të konstatuara nga rezonanca magnetike pas dy vitesh follow-up. "Cerma dhe hiperuricemia kanë një rëndësi domethënëse sa i përket prevalencës dhe implikimeve terapeutike", shprehet autori kryesor i studimit, Nicola Dalbeth nga Universiteti i Auckland në Zelandën e Re, i cili kujton se këto çrregullime janë me interes edhe në kërkimin klinik për mekanizmat patogjenike që kanë në bazë zhvillimin gjatë kohëve të fundit të trajtimeve të reja. "Udhëzuesit për menaxhimin e cermës sugjerojnë një terapi hipouricemizuese (ULT) te pacientët me mbi dy rishfaqje në vit dhe American College of Reumatology rekomandon inhibitorët e xanthine oxidase, allopurinol apo febuxostat, si terapi të linjës së parë hipouricemizuese te pacientët me cermë klinikisht të dukshme", shkruajnë autorët, të cilët saktësojnë së qëllimi i studimit ishte që të vlerësonin efektin e trajtimit me febuxostat në krahasim me placebon gjatë një periudhe prej dy vitesh te individët hiperuricemikë me cermë të hershme.
 "Dëmet artikulare janë një komplikim i shpeshtë i sëmundjes dhe nga të dhënat tona del në pah se edhe te personat me rishfaqje të rralla, reduktimi i uricemisë nën 6 mg/dl mund të jetë efikas për të reduktuar çrregullimet në të ardhmen: vijon kërkuesi nga Zelanda e Re, i cili bashkë me kolegët ka grupuar 314 të rritur me cermë të hershme që të merrnin placebo ose febuxostat 40/80 mg një herë në ditë për një periudhë maksimale prej 2 vitesh dhe ka zbuluar se bari aktiv redukton si sinovitin edhe inflamacionin artikular pa shkaktuar efekte të ndryshme anësore apo më të rënda se ato të njohura tashmë. "Këto rezultate tregojnë se dhe me rishfaqjen e një apo dy herë në vit të cermës, terapia e synuar ULT, për një uricemi nën 6 mg/dl mund të reduktojë simptomat në të ardhmen" përfundon Dalbeth.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC