Farmaci

nën272014

Probiotikët parandalues të atopisë te foshnjat

Marrja e probiotikëve gjatë shtatzënisë dhe pas saj (në periudhën e ushqyerjes me gji), ndihmon në parandalimin krijimit të dermatitit atopik te foshnjat. Konfirmimi u pohua gjatë kongresit të fundit të Kolegjit të alergjive, astmës dhe imunologjisë (ACAAI) në Atlanta (SHBA) dhe do të përfshihet në rekomandimet e ardhshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). "Kjo do të jetë hera e parë që probiotikët do të rekomandohen për parandalimin e alergjisë nga një organizatë mjekësore", ka nënvizuar Alessandro Fiocchi nga Spitali pediatrik ''Bambino Gesù di Roma'', ndërsa udhëzimet për parandalimin e sëmundjeve alergjike janë zyrtarisht në fazën e shqyrtimit. Seksioni i parë dedikuar posaçërisht probiotikëve, duhet të publikohet në fund të janarit 2015, theksoi Fiocchi në ''Medscape Medical Newsper'', dhe do të pasohet nga seksioni i dytë për vitaminën D dhe prebiotikët.
Sa i takon probiotikëve, rekomandimi do t'i takojë ekskluzivisht dermatit atopik. Duke konfirmuar rezultatet e kongresit, Fiocchi ka paraqitur të dhëna nga një meta-analizë e 29 studimeve mbi konsumin e probiotikëve nga gratë shtatzëna. Por, ai është shprehur "skeptik mbi mundësinë e parandalimit të përgjithshëm të alergjive". Nga analizat e studimeve nuk dolën në pah efektet e rëndësishme të tyre në lidhje me astmën te fëmijët e moshës 2-7 vjeç, ndërsa shfaqja e ekzemës atopike u reduktua me 9% te fëmijët e moshës një deri në pesë vjeç. Në mënyrë të ngjashme, administrimi i probiotikëve te foshnjat e ushqyera me gji ka sjellë një reduktim prej 6% të rasteve me ekzemë në studimet që kanë përfshirë fëmijët e moshës 6 muaj deri në 6 vjeç, ndërsa nuk janë vlerësuar ende efektet parandaluese të astmës te 9-muajshët dhe alergjive ushqimore te fëmijët 1-6 vjeç. "Është e qartë se probiotikët janë faktorë të rëndësishëm në parandalimin e atopisë te foshnjat" tha Fiocchi edhe pse për momentin është "krejtësisht e pamundur" që të bëhet një vlerësim i indikacione të tilla nga studimet e deritanishme. ''Prandaj është një nevojë urgjente botimi i udhëzuesve institucionalë mbi këtë çështje, në mënyrë që të mos ketë vend për dyshime me vlerë shkencore", theksoi Fiocchi.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC