Farmaci

tet202014

Përdorimi i antikoagulantëve oralë në fibrilacionin atrial, risk më i ulët për hemorragji

tags: FA, IKTUS, EDOXABAN

Te pacientët me fibrilacion atrial, jo valvular, edoxaban nuk është inferior ndaj warfarinës, në parandalimin e aksidenteve cerebro-vaskulare (iktus) dhe ndodhive të embolisë sistemike. Është ''New England Journal of Medicine'' publikuesi i rezultateve të ''ENGAGE AF-TIMI 48'', (Effective aNticoaGulation with factor xA next Generation in Atrial Fibrillation-Thrombolysis In Myocardial Infarction study 48) një studim duble-blind që krahasonte edoksabanin me warfarinën. Edoksabani është një frenues i drejtpërdrejtë i faktorit X të koagulimit,që merret në një dozë të vetme ditore, me rrugë orale. Studimi shqyrtoi tre grupe pacientësh: "Grupi i parë iu nënshtrua marrjes së një doze të vetme edoksaban 60mg, me rrugë orale; grupi i dytë me 30mg, një herë në ditë; i treti iu nënshtrua marrjes së warfarinës për  dy vite e tetë muaj", shpjegon Raffaele De Caterina, pedagog i Departamentit të sëmundjeve të aparatit kardiovaskular në Universitetin e Chietit. Midis pacientëve të trajtuar me edoksaban 60mg, incidence vjetore e iktusit, ishte 1.18% në krahasim me grupin ku u përdor warfarina që ishte 1.50%. Që tregon një ulje prej 20% të hemorragjive. Ndërsa trajtimi me 30mg edoksaban, raportoi një incidencë vjetore prej 1.61% të iktusit dhe të embolisë sistemike në krahasim, me 1.50% e warfarinës, me një ulje drei në 53% të hemorragjive. Edhe incidenca vjetore e vdekjeve u ul ndjeshëm."

"Antikoagulantët e rinj oral,-vëren Gualtiero Palareti, profesor i sëmundjeve kardiovaskulare në Universitetin e Bolonjës,-jo vetëm mund të zëvëndësojnë trajtimin aktual, por mund të lejojnë zgjerimin e asaj pjese të popullsisë që ende nuk ka shfaqur episode hemorragjie, e që mund të kurohet me një terapi efikase, të sigurt dhe shumë më të lehtë për t'u përdorur".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC