Ushqyerje

nën42015

Vaji i palmës: vëmendja për konsumin e përditshëm

Produkti i përftuar nga shtrydhja e tulit të frutit të Elaeis guineensis (bimë me origjinë nga Afrika Perëndimore) është vaji i palmës, yndyra kryesore e përdorur nga industria e ëmbëlsirave, biskotave, marmelatave, kremrave dhe margarinave për shkak të gjithanshmërisë teknologjike të tij dhe kostos që përmban. Është në fakt pa erë, i reziston oksidimit dhe në sintezë ekstreme nga produkte më të mira, në termat e konsistencës dhe konservimit në krahasim me vajrat e tjera vegjetale ose shtazore. Ka një përdorim masiv përderisa është yndyrë me origjinë vegjetale, te gjalpi dhe tek acidet e dëmshme të hidrogjenizuara. Kultivimi i palmës për vaj zë në ditët e sotme zona të gjera në Indonezi dhe Malajzi, prodhuesit e parë botëror, por duke parë zgjerimin e saj, ende në rritje për 30 vitet e fundit, është akuzuar jo vetëm se ka shkaktuar shpyllëzim dhe se ka shkatërruar biodiversitetin mjedisor, por edhe se ka detyruar popujt të lenë tokat ku jetojnë.
Nëse teknologjikisht është një përbërës shpesh ideal, nuk thuhet se është gjithashtu në profilin ushqimor. Arsyeja kryesore duket se është përmbajtja e saj me yndyrna të ngopura (Sfa), sidomos acidi palmitik (44%) që është vënë në lidhje me nivelet e tjera të kolesterolit në serum dhe si pasojë me një rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (acidet e tjera që e përbëjnë janë oleiku, 39% dhe linoleiku 10%). "Në fakt vaji i palmës përmban një kuotë relativisht të lartë me acide të ngopura pra,  - shpjegohet në një rishikim të fundit të Institutit Mario Negri, - arsyeja se pse vaji i palmës është akuzuar se rrit rrezikun kardiovaskular, por studimet në dispozicion lidhin një rrezik të tillë më shumë me një dietë të pasur me acide të yndyrnave të ngopura e jo vetëm me vajin e palmës, për të cilin do të duhen studime të tjera". Aq më shumë që në ditët e sotme thuhet se është struktura e triglicerideve që ka një rol të veçantë në rritjen e kolesterolit.  Sfa-të strukturohen në formën e triglicerideve. Formimi jo-normal i yndyrnave apo masave të lipideve në muret arteriale rritet kur niveli i atomit të dytë të karbonit të glicerolit lidhet me acidin palmitik, siç është edhe për pjesën më të madhe të yndyrnave shtazore.
Pothuajse i gjithë vaji i palmës ka në fakt trigliceride me acid oleik në pozicionin 2. Kjo do të shpjegonte se nivelin e ulët të yndyrnave mbi të gjitha nëse merret me një dietë të balancuar. Është fakt se efektet e tij anësore mund të lidhen me sasinë e konsumuar. Një aspekt i rëndësishëm pra i përket sasisë së vajit të palmës që mund të gëlltitet çdo ditë dhe lloji i ushqyerjes: duke qenë i pranishëm në kaq shumë kategori produktesh, rastet e konsumimit gjatë ditës janë të larta, duke bërë kështu që të rriten edhe të ardhurat e përgjithshme të yndyrnave të ngopura, që do të rrezikonte të kalonte kufirin e fiksuar me 10% të energjisë së përgjithshme (Ëho/Fao 2003).

Francesca De Vecchi - Eskperte në shkenca dhe teknologji ushqimore

Përktheu: Valbona Spahia


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC