Ushqyerje

pri22015

Parandalimi dhe diagnoza e hershme e kancerit kolorektal

Në klasifikimin botëror një ndër tumoret më shpesh të diagnostikuara është ai kolorektal. Studimet tregojnë se parandalimi i sëmundjes është i mundur edhe me veprime të thjeshta e të përditshme, ndërsa instrumentet për diagnozën e hershme janë një armë efikase për të reduktuar numrin e vdekjeve.

Shtroni një tavolinë të gjelbër

Nga faqet e prestigjiozes "Jama internal medicine" mbërrin konfirmimi i faktit se një dietë korrekte është thelbësore për të mbajtur larg tumorin e zorrës së trashë. "Kush ndjek një dietë përgjithësisht vegjetariane ka shumë më pak mundësi për t'u prekur nga kanceri i zorrës së trashë dhe rektumit, në krahasim me ata që ndjekin një dietë me bazë shtazore", pohon Michael Orlich, profesor i mjekësisë parandaluese në "Loma Linda university" dhe autor i parë i studimit në të cilin u përfshinë rreth 77.600 persona, për një periudhë mesatare prej 7.3 vjetësh. Orlich dhe kolegët e vlerësuan riskun këtij tumori te pacientët pasi i ndanë ata në 5 grupe, në bazë të llojit të dietës që ndiqnin: *veganët që nuk konsumonin produkte me origjinë shtazore; *vegjetarianët që nuk përdornin mish edhe peshk por vetëm vezë dhe produktet të qumështit; *vegjetarianët që konsumonin peshk; *gjysmë-vegjetarianët që hanin mish më pak se një herë në javë dhe *jo vegjetarianët që konsumonin mish të paktën një herë në javë.

"Në krahasim me jo-vegjetarianët, vegjetarianët kishin një risk tumori të reduktuar me 22%, pohon autori i cili nënvizon se vegjetarianët që konsumonin peshk ishin ata me riskun më të ulët, 43% në krahasim me jo-vegjetarianët.

Diagnozë e hershme për një trajtim më efikas

Në rastet kur kanceri kolorektal shfaqet, diagnoza e hershme është thelbësore për të reduktuar në minimum riskun e vdekshëmrisë. Falë përpjekjeve të studiuesve, sot instrumentet për të kaluar këtë kufi ekzistojnë dhe quhen screening. "Screening për diagnozat e hershme të tumorit janë efikase, por për fat të keq sot janë ende të paktë personat që i nënshtrohen rregullisht" shpjegojnë autorët e një artikulli të publikuar së fundi në revistën "Cancer". Në Shtetet e Bashkuara po aplikohet një nismë e cila ka si synim ta çojë në 80% pjesëmarrjen në programet e "sreening" për kancerin kolorektal deri në 2018-ën. "Duke arritur këtë përqindje, do të jetë e mundur të reduktohet përqindja (numri i rasteve të reja në vit) e këtij tumori me 22% për periudhën 2013-2030, ndërsa normat e vdekshmërisë do të reduktohen respektivisht me 19% dhe 33%", shpjegojnë autorët. Programet e screening për tumorin kolorektal parashikojnë ekzaminimin e gjakut të fshehtë në feçe çdo dy vjet për pacientët mes moshës 50-69 vjeç, ose rektosigmoidoskopinë te personat e moshës 58-60 vjeç, për t'u përsëritur një herë në10 vjet. 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC