Mirëqenie

maj32023

Aktiviteti i rregullt fizik rrit jetëgjatësinë e pacientëve me kancer kolorektal

Aktiviteti i rregullt fizik mund të zgjasë jetën e pacientëve me kancer kolorektal duke ndihmuar në krijimin e një mikrobiome intestinale të shëndetshme dhe duke reduktuar inflamacionin, pavarësisht nga indeksi i masës trupore të pacientit.

"Lidhjet midis komponentëve të bilancit të energjisë, të tilla si: aktiviteti fizik, obeziteti, rreziku i zhvillimit të kancerit kolorektal dhe vdekshmëria nga kjo sëmundje janë të mirë konsoliduara, por mikrobioma intestinale nuk është studiuar ende si një mekanizëm bazë", shpjegon autorja kryesore e studimit të botuar në American Journal of Cancer Research, Caroline Himbert nga Universiteti i Jutës në Salt Lake City, SHBA.

Për të eksploruar më tej temën, studiuesit studiuan 179 pacientë me kancer kolorektal (fazat I-IV) dhe përdorën mostrat e jashtëqitjes për të kryer për të kryer sekuencën e 16S rARN. Aktiviteti fizik i kryer gjatë një viti para diagnostikimit u vlerësua duke përdorur një pyetësor nëpërmjet të cilit pjesëmarrësit u klasifikuan si aktivë ose joaktivë në bazë të udhëzimeve.

Indeksi bazë i masës trupore (BMI) u nxor nga të dhënat mjekësore. Pacientët u klasifikuan sipas katër kombinimeve të niveleve të aktivitetit fizik dhe BMI-së. Diversiteti më i ulët i mikrobeve intestinale u vu re në mesin e pacientëve joaktivë kundrejt atyre aktivë, atyre obezë kundrejt atyre me peshë normale, pacientëve obezë dhe joaktivë kundrejt pacientëve me peshë normale dhe aktivë.

Rezultatet ndryshonin sipas gjinisë dhe vendndodhjes së tumorit. 2 gjini dhe 12 tipe bakteresh (Actinobacteria dhe Fusobacteria, Adlercreutzia, Anaerococcus, Clostridium, Eubacterium, Mogibacteriaceae, Olsenella, Peptinophilus, Pyramidobacter, RFN20, Ruminococcus, Succinivibrio, Succini dhe MI) ishin të bollshme në mënyra të ndryshme sipas grupeve të aktivitetit fizik dhe BMI-së. Ekspertët theksojnë se kjo është prova e parë që tregon një lidhjeje ndërmjet aktivitetit fizik dhe diversitetit dhe bollëkut të mikrobiomës intestinale te pacientët me kancer kolorektal.

"Rezultatet tona tregojnë se aktiviteti fizik mund të kompensojë disbiozën e mikrobiomës intestinale për shkak të obezitetit. Ndryshimet në popullatën e mikroorganizmave intestinale mund të kontribuojnë mekanikisht në lidhjen midis ekuilibrit të energjisë dhe kancerit kolorektal dhe të ndikojnë në rezultatet klinike", përfundojnë autorët.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC