Ushqyerje

jan302015

Acidi folik në shtatzëni: ulen rastet me defekte në tubin neural

Që nga viti 1998, Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA ka urdhëruar pasurimin e të gjithë drithërave në treg me acid folik për të parandaluar defektet në tubin neural (NTD). Tani, 16 vjet më vonë, një studim i "Centers for Disease Control and Prevention" i publikuar në të përjavshmen "Morbidity and mortality weekly report" zbulon se normat e NTD-ve kanë rënë me 35% dhe se drithërat e pasuruara kanë kontribuar me zvogëlimin e 1.300 rasteve në vit. NTD zhvillohen brenda muajit të parë të shtatzënisë, kur tubi neural formohet në shtyllën kurrizore dhe në tru.
"Nëse kanali nuk mbyllet, mund të gjenerohen defekte në lindje të tilla si spina bifida dhe anencefalia", shpjegon Jennifer Williams nga qendra "National center on birth defects and Developmental disabilities", autorja e parë e artikullit. Ajo kujton se studimet e kaluara kanë treguar se te gratë pjellore rreziku për NTD bie me 50-70% me marrjen e përditshme të 400 mikrogramëve acid folik. Studimi tregon se normat e NTD-ve kishin rënë në të gjitha grupet etnike të vëzhguara përveç grave hispanike, ndoshta për shkak të prirjes së tyre për të përdorur miell misri në dietë. "Për të përforcuar parandalimin e NTD-ve mund të jetë i nevojshëm pasurimi me acid folik edhe i miellit të misrit", pohon autorja.
Dhe në një studim të dytë në të njëjtën, Mark Canfield nga Departamenti i Shërbimeve shëndetësore pajtohet me faktin se dieta ushqimore gjatë shtatzënisë mund të mos jetë e mjaftueshme, të paktën te gratë në rrezik. "Gratë fertile duhet të marrin një multivitamin me acid folik çdo ditë", pohon autori, duke specifikuar se në një grup prej 27 grash me një NTD mëparshëm, vetëm 37% mori acid folik në shtatzëninë e radhës, edhe pse të gjithave iu ishte këshilluar të merrnin të paktën 4 mg / ditë para ngjizjes dhe në fillim të saj. Si rrjedhojë, "nevojitet zbatimi i programeve që rrisin ndërgjegjësimin për plotësim me acid folik të ushqimeve te gratë me rrezikshmëri të lartë", përfundon Canfield.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC