Mirëqenie

jan82016

Cochrane konfirmon: Acidi folik parandalon defektet në tubin nervor

Marrja e acidit folik në fazat e para të shtatzënisë parandalon defektet e tubit nervor (NTD), si dhe keqformimet e prejardhura nga këto defekte, është për atë strukturë embrionale që formohet nga palosja dhe fuzioni i dy ekstrermiteteve të pllakës nervore dhe nga ku fillon formimi i sistemit nervor qendror.

Konfirmimi i efikasitetit të acidit folik në një grup kompleks keqformimesh të rënda, mes të cilave anencefali, vjen nga një rishikim i "Cochrane". Megjithatë nuk jepen të dhëna të mjaftueshme për të treguar nëse kjo vitaminë është në gjendje të parandalojë defekte të tjera të lindjes. Revizionimi i literaturës shkencore të 5 studimeve ka marrë në ekzaminim një total prej 2033 shtatzënish ku ishin manifestuar defekte të tubit nervor.
Efekti mbrojtës i acidit folik është manifestuar me marrjen e integratorëve në doza të ndryshme nga 0.36 mg deri në 4 mg, me ose pa vitamina të tjera ose minerale, para ngjizjes dhe deri në javën e 12 të shtatzënisë. Acidi folik (ose vitamina B9) është përdorur si integrator apo si shtesë në drithëra dhe në produktet e fortifikuara, për të rritur norma e tij, që nuk janë të arritshme me një regjim ushqimor normal.

Rezultati i kërkuesve të "Cochrane Collaboration" nuk befason, por shkon të konfirmojë rekomandimet që enkas iu jepen grave, të cilat duhet të fillojnë marrjen para tentativave  të ngjizjes dhe ta vazhdojnë në tre muajt e parë të shtatzënisë. Një tjetër opsion i rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është marrja e ndërmjetme e integratorëve me acid folik dhe hekur për të gjitha gratë në moshë riprodhuese, veçanërisht në ato popullata ku prevalenca e anemisë është më e lartë se 20%, duke marrë në konsideratë se një gjë e tillë mund edhe të sjellë reduktimin e defekteve të tjera si çrregullime kardiovaskulare, kongjenitale etj.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC