Shëndetësi

mar82024

HPV. Rezultatet, 12 vjet pas prezantimit të vaksinës

Në SHBA, 12 vjet nga hedhja në treg e vaksinës së papilloma virusit human (HPV), i llojit katërvalent (4VHPV) kundër HPV6/11/16/18, i autorizuar në vitin 2006, virus i cili mund të shkaktojë kancer cervikal dhe tumore të tjera ano-gjenitale dhe orofaringeale. Rënia e prevalencës cerviko-vaginale të llojit 4vHPV demonstron një ndikim të shtuar të programit të vaksinimit, i rekomanduar në vitin 2006, te të gjitha grupet etnike të vlerësuara. Ky është rezultati i Sondazhit Kombëtar të Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqimit (NHANES) në lidhje me periudhat 2003-2006 (epoka para vaksinimit) dhe 2015-2018 (epoka e vaksinimit), të krahasuara me njëra-tjetrën.

Reduktim i dukshëm i prevalencës së HPV te gratë e vaksinuara
"Rëniet e vazhdueshme (˃80%) [të prevalencës së HPV të mbuluar nga 4vHPV] në grupet etnike të grave të reja e konsiderojnë vaksinimin si një mjet ndihmës për kapërcimin e  pabarazive etnike të kancerit cervikal", shkruajnë autorët, të drejtuar nga Ruth Stefanos. Në veçanti, raportet e prevalencës që kanë krahasuar periudhat 2015-2018 dhe 2003-2006, janë llogaritur te gratë e bardha jo hispanike (NHW), tek ato me ngjyrë jo hispanike (NHB) dhe gratë meksikano-amerikane (MA), seksualisht aktive në moshat 14-24 vjeçe. Prevalenca e HPV6/11/16/18 ra me 82% (Ci: 60-92%) në grupin NHW, 86% (Ci: 64-95%) në grupin NHB dhe 100% te gratë e grupit MA, duke parashikuar reduktime të ardhshme të kancerit cervikal në të gjitha grupet etnike.

Duhet të monitorohet vazhdimisht ndikimi i vaksinës anti-HPV
"Pothuajse të gjitha vaksinat e HPV-së të administruara deri në fund të vitit 2015 në SHBA ishin 4vHPV", kujtojnë Stefanos dhe kolegët. Që nga fundi i vitit 2016, vaksina HPV 9-valente (9vHPV), që ka si objektiv 5 lloje të tjera (HPV31/33/45/52/58), e autorizuar në vitin 2014, është vaksina e vetme kundër HPV që tregtohet në SHBA. "Të dhënat mbi vaksinimin me 9vHPV u grumbulluan nga intervistimet e kryera gjatë NHANES 2017-2018. Sondazhet e mëparshme nuk bënin dallime ndërmjet produkteve 4vHPV dhe 9vHPV", theksojnë autorët. Për shkak të kalimit nga 4vHPV në 9vHPV gjatë viteve 2015-2016 në SHBA, sondazhet e ardhshme NHANES do të përfshijnë më shumë pjesëmarrës, që kanë pasur mundësi të vaksinoheshin me 9vHPV dhe ndikimi i kësaj të fundit do të përshkruhet më mirë. "Duhet të kryhet një monitorim i vazhdueshëm me qëllim vlerësimin e ndikimit të 9vHPV në bazë të etnisë", përfundojnë autorët.

Burimi:
Hum Vaccine Immunother. 2024; 20: 2308378. doi: 10.1080/21645515.2024.2308378.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/38372273/


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC