Shëndetësi

shk122024

Dhimbja kronike prek më shumë gratë

Raporti Istian i publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë paraqet situatën e dhimbjes kronike në Itali, e cila prek më shumë se dhjetë milionë njerëz, kryesisht gratë.

Më shumë se dhjetë milionë italianë vuajnë nga dhimbja kronike, 6 milionë e gjysmë prej të cilëve janë gra. Grupmosha më e prekur është ajo mbi 80 vjeç, e pasuar nga grupmosha mbi 65 vjeç. Këto janë disa nga të dhënat e Raportit Istian "Dhimbja kronike në Itali dhe të dhënat e tjera psiko-sociale të lidhura me të, publikuar nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit. Sondazhi, i kryer nëpërmjet një pyetësori mbi dhimbjen kronike, përfshiu më shumë se 44.000 pjesëmarrës, nga të cilët janë përgjigjur afro 38.800 vetë, sipas një komunikimi të ILSH-së.

Pabarazia gjinore fillon që në moshën 35 vjeç
Sipas Raportit, rezulton se dhjetë milionë vetë (afro katër milionë meshkuj dhe afro gjashtë milionë e gjysmë gra) vuajnë nga dhimbja kronike dhe kjo e fundit është e pranishme në 8% të popullsisë në moshat 18-44 vjeç, duke u shtuar me 21.3% te 45-54-vjeçarët, me 35% te të ashtuquajturit "të rinjtë e moshuar" (65-74 vjeç), deri në 50% te moshat 80 vjeç e lart. Pabarazitë gjinore konfirmohen: hendeku në vlerësimet e prevalencës midis meshkujve dhe femrave fillon, në fakt, në moshën 35-vjeçare dhe zgjerohet gradualisht në dëm të femrave, me përqindje më të larta me 15 pikë te të moshuarit (65 vjeç e lart). Në tërësi, 60% e individëve madhorë me dhimbje kronike në Itali janë gra. Përhapja e kësaj gjendjeje ndryshon në territorin italian, me një disavantazh më të dukshëm për individët në moshat 65 vjeç e lart.

Shkaqet dhe pasojat e dhimbjes kronike
Shkaqet e origjinës, ose shkaqet që  gjithsesi qëndrojnë në bazë të fillimit të dhimbjes kronike, përfshijnë: një sëmundje kryesore të diagnostikuar, që lidhet zakonisht me një gjendje dhimbjeje (52%), një traumë (21%), një ndërhyrje kirurgjikale (7%), një tumor (3%).

Ekziston gjithashtu një përqindje jo e vogël (13%) individësh me dhimbje kronike për të cilët nuk është përcaktuar ende një diagnozë e qartë e sëmundjes dhe që raportojnë intensitet të lartë ose shumë të lartë dhimbjeje, në 23% të rasteve. Përsa i përket shëndetit mendor, 30% e atyre që vuajnë nga dhimbja kronike, paraqesin simptoma depresive mesatare ose të rënda, krahasuar me më pak se 2% në popullsinë e paprekur. Ekziston një gjendje komorbiditeti midis dhimbjes kronike dhe depresionit, në disfavor të gjinisë femërore dhe të personave me nivel më të ulët arsimimi.

Prevalenca e lartë e dhimbjes kronike
Studimi plotëson një boshllëk njohurish që zgjaste, të paktën pjesërisht, që nga viti 2003, viti në të cilin Harald Breivik dhe kolegët e tij nga Universiteti i Oslos kryen një anketë mbi dhimbjen kronike në vendet evropiane. Prevalenca e lartë e dhimbjes kronike te të rriturit dhe vlerësimet e tjera të paraqitura nga raport (që i referohen, p.sh. komborbiditetit, shëndetit mendor, rolit të faktorëve socio-demografikë, apo ndikimit të dhimbjes kronike tek aktiviteti profesional dhe te paaftësia), na ofrojnë një tablo epidemiologjike të çmuar për individualizimin e modeleve të parandalimit dhe përcaktimin e planeve të mbështetjes së mirëqenies sociale. Fenomeni i përshkruar në këtë mënyrë kërkon vëmendjen e duhur dhe matje të besueshme dhe të vërtetuara.

Për më tepër:
https://www.iss.it/-/in-italia-oltre-10-milioni-di-adulti-soffrono-di-dolore-cronico-in-prevalenza-donne


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC