Shëndetësi

jan132023

Hidratimi i mirë. Ndikimi që ka në plakjen më të ngadaltë dhe të shëndetshme

Dehidrimi te të rriturit mbart një rrezik 64% më të lartë për sëmundje kronike. Të qenit i mirë  hidratuar ngadalëson plakjen dhe parandalon ose vonon sëmundjet kronike.

 

Në një studim të publikuar në "eBioMedicine" dhe "The Lancet", janë analizuar vizitat mjekësore të 11,255 të rriturve të kryera gjatë një periudhe 30 vjeçare. Për të krahasuar në mënyrë të drejtë se si lidhet hidratimi me rezultatet shëndetësore, studiuesit përjashtuan nga studimi të rriturit që kishin nivele të larta të natriumit në serum në kontrollet bazë, ose që kishin gjendje të tjera, si për shembull obezitet.

Sëmundjet kronike dhe dehidratimi

Autorët zbuluan se të rriturit me nivele të larta të natriumit në serum (përmbajtja e reduktuar e ujit në trup është faktori më i zakonshëm që rrit natriumin nw serum) kishin më shumë mundësi të zhvillonin sëmundje kronike krahasuar me ata të cilët kishin nivele më të ulëta të natriumit në serum.
Veçanërisht, ata me nivele mbi 142 mEq/L të natriumit në serum kishin një rrezik deri në 64% më të lartë për të zhvilluar sëmundjeve kronike, të tilla si: insuficienca kardiake, iktusi, fibrilacioni atrial dhe sëmundjet e arterieve periferike, si dhe sëmundjet kronike pulmonare, diabeti dhe demenca. Në anën tjetër, të rriturit me nivele midis 138 dhe 140 mEq/L të natriumit në serum ishin më pak të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje kronike.

Dehidratimi dhe plakja

Studiuesit gjithashtu vlerësuan se si nivelet e natriumit në serum lidheshin me plakjen biologjike, në 15 tregues të shëndetit. Ata zbuluan se të rriturit me nivele më të larta të natriumit në serum, që varionin midis 142 dhe 146 (mEq/L), kishin më shumë mundësi të shfaqnin shenja të plakjes biologjike më të shpejtë (20-40%).

"Për fat të keq, gjysma e njerëzve në mbarë botën nuk i përmbushin rekomandimet e marrjes totale ditore të ujit, prandaj duhet të mbani mend se si me hapa të thjeshtë mund të rrisni marrjen dhe rëndësinë e të qëndruarit të mirë hidratuar, gjë që është thelbësore për ngadalësimin e procesit të plakjes dhe parandalimin ose vonimin e sëmundjeve kronike", përfundon bashkautorja Dmitrieva nga Instituti Kombëtar i Universitetit të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut (NHLBI), pjesë e NIH.

 

Paolo Levantino
Farmacist klinik dhe gazetar shkencor

Burimet:
eBioMedicine. 2023. doi: 10.1016/j.ebiom.2022.104404


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC